Në KTV, në ora 20:00, mund të ndiqni Rubikonin. Më pas në program është episodi i ri i Luginës, dhe në ora 22:00, episodi i 42 i SpitaliKS.
RTK, në ora 20:30, transmeton debatin Jeta në Kosovë. Më pas në ora 22:30, në program ësthë dokumentari Një frymë.
RTV21, sonte shfaq episodat e reja të 100 Vitrinat, dhe Gymysh, ndërsa në ora 21:15, në program është emisioni Zoom.
Në Vizion Plus, në ora 21:00 shfaqet filmi Flokët e parë të dëborës (First Snow) më Guy Pearce dhe Piper Perabo në rolet kryesore. Filmi i zhanrit triller është realizuar në vitin 2006 nën regji të Mark Fergus.
Në Top Channel në ora 21:00, transmetohet Top Story me Sokol Ballën, ndërsa temë e Top Show sonte është Çifti i Hapur, Dilemat.
Klan TV, pas Kutisë, transmeton Opinionin, ndërsa pas lajmeve në natës, në ora 23:35 shfaqet episodi i dhjetë i Californication.
Gjatë ditës…
Gjysmëfinalet e femrave në Roland Garros fillojnë në ora 14:00, në kanalet EuroSport, dhe EuroSport 2.
Vonë natën…
Mund të ndiqni ndeshjen e parë të finales së NBA, ku do të takohen Los Angeles Lakers dhe Boston Celtics. Ndeshja fillon në ora 03:00 dhe duhet të transmetohet në SuperSport 1, dhe transmetohet sigurisht edhe në NTV Turqi, C+Spanjë, dhe Al Jazeera Sport +3 dhe +6.
Futboll në TV
| 18:00 | Spanja – Koreja Jugore | Sport Italia, TVE International, Lig TV | |
| 19:15 | Italia – Meksika | NT 1, RAI Uno, Al Jazeera Sport +5 | |
| 20:30 | Gjermania – Bosnja | Das Erste, Al Jazeera Sport +3 |

