Telekomanda
  • Home
  • Seriale
    • Lale Devri
    • Ezel
  • Filma
  • Për ne
  • TV Guida
  • Kontakti
You are here : Telekomanda » Arkiva, Java në TV, TV Kolumna Ditore » Kupa e Botës në TV

Kupa e Botës në TV

Posted By Luan Morina On 11 Jun 2010. Under Arkiva, Java në TV, TV Kolumna Ditore  Tags: RTK  

Padyshim që Kupa e Botës, është ngjarja më e shikuar në TV, pas Lojërave Olimpike. Edhe këtë edicion do të ketë një gamë të gjerë të transmetimit të Kupës së Botës, në mbi 200 shtete, dhe mbi 26 miliardë shikues në TV. Shitja e të drejtave për këtë edicion ka arritur shumën astronomike prej 2.8 miliardë dollarë që është dy herë më shumë se shitja e dy edicioneve të kaluara së bashku.

Kompania Sony, që ka të drejtat e transmetimit të sinjalit nga ndeshjet do të përdorë nga 29 deri 32 kamera për çdo ndeshje. Gjithashtu na një skuadër gazetarësh do të jetë nën përcjellje të çdo kombëtareje gjatë tërë kampionatit.

Të drejtat në trojet shqiptare

Në Kosovë të drejtat për transmetimin e të gjitha ndeshjeve i ka televizioni publik, RTK. RTK do të transmetojë ndeshjet nëpërmjet transmetimit tokësor, dhe kabllor, jo në satelit. Formati i figurës nuk do të jetë më i mirë, do të vazhdoj të mbetet tashmë i vjetruari 4:3.

Në Shqipëri, të drejtat për transmetim i janë dhënë TVSH, që ka një kualitet të figurës shumë të dobët. Të dretjat për transmetim me parapagim në Shqipëri i ka kompania Digitalb, e cila do të transmetojë të gjitha ndeshjet në kanalet SuperSport. Formati i figurës në SuperSport, është 4:3, që për një platformë satelitore është edhe i turpshëm. Megjithatë ata që kanë SuperSport HD, atëherë do të shijojnë bukuritë e lojës së futbollit.

Të drejtat në Europë

Në Itali të drejtat janë ndarë në mes të kanaleve RAI, dhe SKY Italia, që do të transmetoj ndeshjet në kanalet SKY Calcio.

Në Spanjë kanali tokësor Telecinco do të transmetojë 8 ndeshje, Cuatro, tetë ndeshje, dhe ndeshjet tjera shkojnë në kanalin e mbyllur C+Spain.

Në Francë, TF1, transmeton 27 ndeshje përfshirë fazën finale dhe të gjitha ndeshjet e Francës. Kanalet publike France 2 dhe France 3, transmetojnë 34 ndeshje, ndërsa C+France, 37 ndeshje.

Në Gjermani, kanalet ARD dhe ZDF do të transmetojnë 55 ndeshje. RTL, do të transmetojë vetëm tetë ndeshje, edhe atë të premtave dhe të hënave. Të gjitha ndeshjet do të transmetohen në kanalet me parapagim SKY Deutschland.

Në Angli të gjitha ndeshjet do të transmetohen në kanalt ITV1 dhe BBC1.

Kanalet tjera që transmetojnë Kupën e Botës janë:

HRT (Kroaci), MKTV (Maqedoni), RTCG (Mali i Zi), TV Slovenija (Slloveni), BHTV (Bosnjë), RTS (Serbi), TRT (Turqi), Al Jazeera Sports (Lindje e afërt, kryesisht bota arabe).

Në definicion të lartë

Përpos në SuperSport, që do të ketë çmime astronomike për marrësat dhe abonimet HD, janë edhe disa kanale tjera që transmetojnë në definicion të lartë. Për më tepër ato do të transmetojnë të lira në satelit.

BBC1 HD, ITV1 HD, në Angli, ARD HD, ZDF HD, në Gjermani, dhe TRT HD në Turqi. Të gjitha këto kanale mund ti gjeni të lira në satelit.

Për herë të parë në 3D

Ky kampionat do të jetë i pari që do të transmetohet në teknologjinë më të re, tridimenzionale, 3D. Do të jenë 25 ndeshje që do të transmetohen në 3D, falë bashkëpunimit të Sonyt me kompaninë vendase HBC. Kanalet që transmetojnë në këtë teknologji janë SKY 3D, në Britani të Madhe, SKY+ 3D në Gjermani, CANAL+ 3D në Spanjë, Al Jazeera Sport 3D në Lindje të Afërt, e është paralajmëruar edhe Digitalb 3D, por nuk kemi informata për këtë.

VN:F [1.9.13_1145]
please wait...
Rating: 0.0/10 (0 votes cast)
VN:F [1.9.13_1145]
Rating: 0 (from 0 votes)
    Artikuj te ngjashem
  • TV Kolumna Ditore – E mërkurë, 08 shkurt 2012
  • TV Kolumna Ditore – E martë, 07 shkurt 2012
  • TV Kolumna Ditore – E premte, 03 shkurt 2012
  • Jeta në Kosovë diskuton për bordet e ndërmarrjeve publike
  • TV Kolumna Ditore – E hënë, 05 dhjetor 2011
  • Shpërndaje:
  • Share
« Deja Vu – E premte, 04 qershor 2010
I dashur Xhon »
  • Related Articles From This Category
    24orë Ep.102– Dita 5: 12:00-13:00 (5-6)

    24orë Ep.102– Dita 5: 12:00-13:00 (5-6)

    Published On 09 Feb 2011  

    Xheku kthehet në CTU dhe ka një takim emocional me Odri Rejns, përderisa Kurtis Menin ...

    CSI:NY Ep.102 – Kutia (5-9)

    CSI:NY Ep.102 – Kutia (5-9)

    Published On 02 Feb 2011  

    Të mbeturat e një shtatëzëne 17 vjeçare gjenden në bagazhin e një veture të prishur, ...

    CSI: NY Ep.92 – Pengu (4-21)

    CSI: NY Ep.92 – Pengu (4-21)

    Published On 04 Jan 2011  

    Një grabitës kap një grumbull pengësh gjatë një tentimi të dështuara për të vjedhur një ...

    Friends Ep. 51 – Ajo me lëmsh

    Friends Ep. 51 – Ajo me lëmsh

    Published On 22 Sep 2010  

    Fibi takohet me një njeri që ajo mendon se po ndjek motrën e saj binjake. ...

    The Town më i shikuari në SHBA

    The Town më i shikuari në SHBA

    Published On 20 Sep 2010  

    Filmi i Ben Affleck The Town ka udhëhequr në listën e filmave më të shikuar ...

  • Hot Topics
    • Kujtesa - Lista e kanaleve
      58 comments received
    • Në KTV nisi Lale Devri
      42 comments received
    • Gymysh - serial i ri në RTV21
      10 comments received
    • Copa America në RTK
      8 comments received
    • Të lumtë KTV
      7 comments received
  • Twitter
    Follow telekomanda On Twitter
    Check Out What I'm Doing Below:
  • Facebook
  • Faqe partnere
    • ACMilan-Shqip
    • Shqipmedia
  • Billboard No.1 – Adele – Set Fire To The Rain
  • Kategoritë
  • Advertisements
WoodPress Designed By Website Hosting
Thanks To Video Games | Game Music Soundtracks | Top and best web hosts
loading Cancel
Post was not sent - check your email addresses!
Email check failed, please try again
Sorry, your blog cannot share posts by email.