Prime-Time
KTV, nga ora 20:00, transmeton emisionin special të Automen që i dedikohet historisë së Formula 1. Në ora 22:00, në program është edicioni i ri i Express Day në Shqipëri. Në ora 23:45, shfaqet filmi Black Dahlia.
RTK, nga ora 21:00, transmeton drejtpërdrejtë finalen e Eurovisionit. Është kjo ngjarja e vetme dhe kryesore sonte në RTK.
RTV 21, në ora 20:10, drejtpërdrejtë transmeton Miss Universe 2010. Fituesja e kësaj ngjarje do të përfaqësojë Kosovën në Miss Universe këtë vit. Pas lajmeve në program është filmi Getting Personal.
Top Channel, në ora 20:35, shfaq filmin The Beach me aktorin Leonardo Di Caprio në rolin kryesor dhe në regji të Danny Boyle. Pas lajmeve në ora 23:10, shfaqet filmi Scarface, me Al Pacinon në rolin kryesor të mafiozit, Tony Montana.
Klan TV, në ora 20:15, shfaq filmin The Notebook, i cilësuar si njëri prej filmave më të mirë romantik të të gjitha kohërave, me Ryan Gossling dhe Rachel McAdams në rolet kryesore. Pas lajmeve në program është episodi i dhjetë i Californication.
Në Vizion Plus, në ora 20:10, në program është emisioni Mos e beso po deshe, ndërsa në ora 21:00, emisioni Mos u nxe.
Gjatë ditës…
në Top Channel, në ora 13:00, mund të ndiqni drejtpërdrejtë kualifikimet për shpërblimin e madh të Turqisë në Formula 1. Në ora 16:35, në Top Channel, shfaqet episodi i ri i Smallville.
Në KTV, në ora 14:35, shfaqet dokumentari për Pompein, ndërsa në ora 17:20, emisioni për mjekësi Pulsi.
RTV21, në ora 15:10, shfaq episodin e ri të serialit Citadella, ndërsa më pas në ora 16:10, në program është Rendez-Vous.
Në ora 18:00, në RTK, shfaqet edicioni special i Telekinos, me reportazhe nga festivali i filmit në Kanë. Në ora 18:30, në program është emisioni Rinon.
