Vazhdimi i dytë me Robert Downey Jr. në rolin kryesor vazhdon të jetë më i shikuari edhe në Britani të Madhe. Iron Man 2, këtë fundjavë fitoi 3.2 milionë funta, duke lënë pas pesë filma tjerë debutues. Në pozitën e dytë është renditur Furry Vengenace me 1.7 milionë funta, ndërsa në pozitën e tretë A Nightmare On Elm Street me 1.3 milonë funta.
Tre filma tjerë debutues që renditen nga pozita 4 deri 6, Hot Tub Machin, The BackUp Plan, dhe Four Lions, kanë fituar më pak se 1 milionë funta.
Dhjetë filmat më të shikuar në kinematë britanike gjatë fundjavës së kaluar:
1. (1) Iron Man 2 – £3,214,776
2. (-) Furry Vengeance – £1,778,050
3. (-) A Nightmare On Elm Street – £1,342,837
4. (-) Hot Tub Time Machine – £904,959
5. (-) The Back-up Plan – £710,201
6. (-) Four Lions – £608,608
7. (2) How To Train Your Dragon – £516,120
8. (4) The Last Song – £336,815
9. (3) Date Night – £336,345
10. (5) Clash Of The Titans – £291,352
* në kllapa është pozita që kanë pasur filmat një javë më parë, me (-) janë filmat debutantë.

