Sonte në Osllo, Norvegji fillon java e këngës së Eurovisionit. Është edicioni i 55-të që këtë vit organizohet në Telenor Arena, në Berum, lagje e Osllos, pasi fitores së Alexander Rybak vitin ekaluar në Moskë. Këtë vit marrin pjesë 39 anëtare të rrjetit evropian të televizioneve publike, EBU. Sonte me 25 maj, dhe të mërkurën me 27 maj, do të mbahen dy netët gjysmëfinale ku do të paraqiten nga 17 këngë kandidate për finale. Drejtpërdrejtë në finalen e të shtunës janë kualifikuar, kampioni dhe organizatori, Norvegjia, si dhe katër vende që kontribuojnë më së shumti në EBU, Anglia, Gjermania, Spanja, dhe Franca.
Përfaqësuesja e Shqipërsië, Juliana Pasha do të paraqitet e 12-ta në gjysmëfinalen e parë (sonte) me këngën e saj, “It’s All About You”. Kënga është kompozuar nga Ardit Gjebrea, i cili ka shkruar edhe tekstin me ndihmën e Pirro Çakos. Titullin i origjinalit në shqip që fitoi vitin e kaluar në festivalin e RTSH-së, ishte Nuk mundem pa ty.
Për tu kualifikuar në finale, Juliana Pasha duhet të renditet në dhjetëshën e parë.
Nata e parë gjysmfëinale transmetohet sonte në RTK dhe TVSH duke filluar nga ora 21:00.
