Telekomanda
  • Home
  • Seriale
    • Lale Devri
    • Ezel
  • Filma
  • Për ne
  • TV Guida
  • Kontakti
You are here : Telekomanda » Muzikë, Recensime Këngësh » Eurovisioni – Një tregim që vazhdon…

Eurovisioni – Një tregim që vazhdon…

Posted By Luan Morina On 31 May 2010. Under Muzikë, Recensime Këngësh  Tags: Eurovision 2010, Juliana Pasha  

Anglezët ishin të fundit. Tejmase të dëshpruar. Sulmuan mënyrën e votimit. Përsëri. Biles disa shkojnë aq larg sa që propozojnë të ndryshojn emrin prej Euro-Vision, në IshBashkimiSovjetikVision. Kanë të drejtë. Shumë mirë tha moderatori nga Gjeorgjia “8 pikë shkojnë për nënën Rusi”. Megjithatë Rusia as vitin e kaluar, as sivjet nuk fitoi. Nuk është gjithçka tek “miqtë”.

Anglezët, derisa vazhdojnë të çojnë këngëtarë amator dhe të papërvojë në Eurovision, me këngë të “buta”, nuk do të fitojnë. Le të dërgojnë ndonjë këngëtar si Robi Uilliams, Sheril Koll, Leona Luis, apo Uestllajf dhe pastaj le të ankohen se nuk kanë “miq”.

Edhe ne shqiptarët ishim paksa të dëshpruar. Personalisht kam pritur të gjendemi në Top 10. Por, pozita e 16 është pak dëshpruese. Megjithatë paraqitja e Juliana Pashës ishte e mirë.

Në gjysmëfinalen e parë, ajo u rendit e gjashta me 76, ndërsa fituesi ishte përfaqësuesi i Belgjikës, Tom Dajs me 167 pikë.

Sidoqoftë që të fitoj përfaqësuesja e Gjermanisë, Lena Mejer nuk e kanë pritur shumë veta, më mirë të them askush. Pse?

Së pari, gjithnjë ekziston ajo mënyra e votimit “miqësor”. Qipro gjithnjë i jep 12 pikë Greqisë, Greqia ia kthen njëjtë. Ky është një fakt që kurrë nuk ndryshon, dhe nuk do të ndryshoj. Vendet sovjetike i japin njëra tjetrës 8 deri 12 pikë. E edhe Bosnja e Hercegovina, i jep Serbisë 12she, që më së paku e ka merituar këtë vit.

Edhe nëse ndonjë herë, herëdokurdo Kosova do të marr pjesë në Eurovision, sigurisht që do ti jep Shqipërisë 12she. Kjo do të ndodh ndonjë ditë.

Mirëpo pse fitoi Gjermania. Ja pse.

Kënga e Gjermanisë, ka qenë e promovuar më herët në shumicën e vendeve evropiane. Ajo ka qenë në listat e këngëve më të dëgjuara në shumë vende europiane javëve të fundit. Kanë shpenzuar shumë kohë dhe para në marketing. Dhe Lena Mejer dukej e bukur, energjetike, ritmike, edhe pse teksti i këngës nuk ishte kushedi se çka.

Turqia kishte një skenografia të shkëlqyeshme. Më të mirën. Kënga ishte e zhanrit rok, më shumë tërheqëse për rininë dhe adoleshentët, por jo shumë e promovuar.

Rumania, kam pritur që të jetë e treta. Ka qenë një këngë shumë e mirë, e përgatitur mirë, dhe ekzekutuar shumë mirë.

Belgjika ka merituar më shumë. Dëshprime kanë qenë Islanda dhe Irlanda. Të dyja këngë të shkëlqyeshme, të lehta, shumë mirë të përpunuara dhe të performuara. Megjithatë edhe një herë u vërejt se një këngë e lehtë nuk mund të triumfojë në Eurovision. Këtë e vërtetojnë rezultatet e viteve të fundit.

Intersante ka qenë kënga e Ukrainës, e kënduar nga Aljosha, Sweet People. Një këngë e lehtë të cilën e këndoi e vetme me një makiazh që i ngjante personazheve nga filmi Twilight. Megjithatë ishte shumë e bukur edhe Aljosha, e edhe kënga.

Edhe Tom Dajs i Belgjikës përformoi i vetëm me kitarën e tij. Ishte një paraqitje e tij e shkëlqyeshme, sikur vokali dhe teksti.

Për fund, Madcon, me Glow, ishte gjëja më e mirë që ka ndodhur në Eurovision në dekadën e fundit. përgatitje e shkëlqyeshme nga organizatorët. Të dëgjoje këtë këngë dhe të mos vallëzoje ka qenë e pamundur. Kjo ishte gjëja më e mirë e këtij edicioni që do të kujtohet për fitoren e këngës më të mirë ndër këngët mesatare. Nuk ishte anjë që meriton të dallohet nga të tjerat. Sidoqoftë, organizimi i edicionit të ardhshëm do të jetë ndër më të mirët besoj. Kjo sepse do ta bëjnë gjermanët.

Luan Morina

VN:F [1.9.13_1145]
please wait...
Rating: 0.0/10 (0 votes cast)
VN:F [1.9.13_1145]
Rating: 0 (from 0 votes)
    Artikuj te ngjashem
  • Sot në TV – E shtunë, 29 maj 2010
  • Fillon Eurovision 2010
  • Shpërndaje:
  • Share
« Dr. House, Epizodi: 17 – Fetal Position
Sot në TV – E martë, 01 qershor 2010 »
  • Related Articles From This Category
    Azerbajxhan triumfon në Eurovision 2011

    Azerbajxhan triumfon në Eurovision 2011

    Published On 15 May 2011  

    Dueti Ell/Nikki me Eldar Gasimov dhe Nigar Jamal me këngën e tyre “Running Scared” fituan ...

    Sonte MTV EMA2010

    Sonte MTV EMA2010

    Published On 07 Nov 2010  

    Sonte duke filluar në ora 9 në mbrëmje në MTV Europe dhe të gjitha kanalet ...

    Ngritje gjigante e Rihannas

    Ngritje gjigante e Rihannas

    Published On 27 Sep 2010  

    Është hera e dytë që Bruno Mars renditet në krye të këngëve më të dëgjuara ...

    Bruno Mars debuton në krye

    Bruno Mars debuton në krye

    Published On 27 Sep 2010  

    Debutim fantastik i Bruno Mars në Britani të Madhe. Këngëtari me origjinë nga Havaji, ka ...

    Alexandra Burke ruan kreun

    Alexandra Burke ruan kreun

    Published On 20 Sep 2010  

    Kënga ‘Start Without You’ e kënduar nga Alexandra Burke vazhdon të jetë kënga më e ...

  • Hot Topics
    • Kujtesa - Lista e kanaleve
      58 comments received
    • Në KTV nisi Lale Devri
      42 comments received
    • Gymysh - serial i ri në RTV21
      10 comments received
    • Copa America në RTK
      8 comments received
    • Të lumtë KTV
      7 comments received
  • Twitter
    Follow telekomanda On Twitter
    Check Out What I'm Doing Below:
  • Facebook
  • Faqe partnere
    • ACMilan-Shqip
    • Shqipmedia
  • Billboard No.1 – Adele – Set Fire To The Rain
  • Kategoritë
  • Advertisements
WoodPress Designed By Website Hosting
Thanks To Video Games | Game Music Soundtracks | Top and best web hosts
loading Cancel
Post was not sent - check your email addresses!
Email check failed, please try again
Sorry, your blog cannot share posts by email.