Tre filma debutues janë renditur në mesin e katër filmave më të shikuar këtë javë në kinematë amerikane. Sigurisht më i shikuari ka qenë filmi “Clash Of The Titans (Dueli i titanëve)”, me aktorin Sam Worthington në rolin kryesor.
Në pozitën e dytë është renditur filmi “Why Did I Get Married Too? (Pse u martova edhe unë)”, që është vazhdim i filmit të parë “Why Did I Get Married?”, i regjisorit Tyler Perry.
Debutimi i tretë këtë javë, është filmi “The Last Song (Kënga e fundit)” me aktoren Miley Cyrus. Filmi renditet në pozitën e katërt, pas liderit të javës së kaluar, “How To Train Your Dragon”, që këtë javë renditet në pozitën e tretë.
10 filmat më të shikuar në kinematë amerikane gjatë fundjavës së kaluar:
1. (-) Clash Of The Titans – $61,400,000
2. (-) Why Did I Get Married Too? – $30,150,000
3. (1) How To Train Your Dragon – $29,200,000
4. (-) The Last Song – $16,203,000
5. (2) Alice In Wonderland – $8,267,000
6. (3) Hot Tub Time Machine – $8,000,000
7. (4) The Bounty Hunter – $6,200,000
8. (5) Diary Of A Wimpy Kid – $5,525,000
9. (6) She’s Out Of My League – $1,463,000
10. (8) Shutter Island $1,462,000
* në kllapa është pozita që kanë pasur filmat një javë më parë, me (-) janë filmat debutantë.
