RTK, në ora 16:00 transmeton ndeshjen e Premier Ligës, ndërmjet West Ham dhe Sunderland, ku pritet të përballen dy futbollistët shqiptar, Valon Behrami, dhe Lorik Cana. Në ora 20:30, në program është emisioni Protagonisti, më pas Telekino, dhe në ora 23:30, Pa Rrotlla.
Kohavision, në ora 18:00, shfaq përmbledhjen e më të mirave nga seriali SpitaliKS. Më herë në ora 17:15, mund të ndiqni emisionin për mjekësi Pulsi. Në ora 21:00, fillon emisioni dedikuar derbit spanjoll, në mes të Realit të Madridit, dhe Barcelonës, që fillon në ora 22:00.
Sonte do të largohet konkurrenti i parë nga VIP Shpija. Emisioni qëndror fillon në ora 20:10. Më herët në 15:10, mund të shihni episodin e ri të serialit “Zonja Priçard”, ndërsa në ora 16:10, në program është emisioni Rendez-Vous.
Klan TV, në ora 18:20, transmeton dokumentarin Jeta përrallore e yjeve – Super shpenzuesit. Në ora 20:15, në program është nata e 14 e edicionit të tretë të Gjeniu i Vogël. Pas lajmeve në ora 23:40, shfaqet episodi i tretë i Californication.
Në Vizion Plus, në ora 13:10, ritransmetohet shou Dancing With The Stars. Në ora 19:30, shfaqet episodi i ri i serialit “Përroi i Dousonit”, ndërsa në ora 21:00, emisioni Mos u nxeh.
Sport në TV
Në EuroSport vazhdon të shfaqet kampionati evropian në peshëngritje. Në ora 10:00, është kategoria deri në 75 kg për femra, në ora 13:00, meshkujt deri në 94 kg, dhe në ora 15:45, përsëri femrat, kësaj radhe mbi 75 kg. Në ora 19:30, në program do të ketë vallëzim salsa nga Monako, dhe më pas në ora 21:00, sportet luftarake janë në TV, ku transmetohen finalet e Klash.
EuroSport 2, në ora 15:00, trasnmetohen kualifikimet për garën e Superbike nga Valencia. Në ora 17:15, në program janë dy ndeshjet gjysmëfinale të EuroLigës së femrave në basketboll. Ndeshjet janë zhvilluar më herët dhe tani në program janë si të regjistruara. Në ora 17:15, takohen skuadrat ruse Spartak Moskë – Ekaterinburg, dhe në ora 18:15, Ros Kaseres nga Spanja, kundër Vislas nga Polonia.
Futboll në TV
| E shtunë, 10 prill 2010 | ||||
| 15:00 | Shakhtar – Dnipro | Inter+ | Ukranë – 24 xhiro | |
| 15:30 | Hannover – Schalke | EuroSport 2 Bundesliga, Dubai Sports 2 | Gjermani – 30 xhiro | |
| 16:00 | West Ham – Sunderland | Diema, Prima Cool | Angli – 34 xhiro | |
| 16:00 | Hull City -Burnley | STV 3 Slovakia | Angli – 34 xhiro | |
| 16:00 | Crystal Palace – QPR | Al Jazeera Sport +4 | Angli II – 43 xhiro | |
| 18:00 | Aston Villa – Chelsea | Tring, NTV Spor, Al Jazeera Sport +3, ITV1 | Angli – Kupa 1/2 Finale | |
| 18:00 | Malaga – Sevilla | Al Jazeera Sport +4 | Spanjë – 31 xhiro | |
| 18:00 | Napoli – Parma | Al Jazeera Sport +1 | Itali – 33 xhiro | |
| 18:00 | Besiktas – Trabzonspor | Lig TV | Turqi – 27 xhiro | |
| 18:30 | Leverkusen – Bayern | EuroSport 2 Bundesliga, Dubai Sports 2 | Gjermani – 30 xhiro | |
| 18:45 | Twente – Heerenveen | Al Jazeera Sport +6 | Holandë – 31 xhiro | |
| 19:00 | Le Mans – Montpellier | Al Jazeera Sport +2 | Francë – 32 xhiro | |
| 19:00 | Lorient – Rennes | TV5 Monde | Francë – 32 xhiro | |
| 20:00 | Villarreal – Gijon | C+Liga | Spanjë – 31 xhiro | |
| 20:00 | Tenerife – Valladolid | Al Jazeera Sport +7 | Spanjë – 31 xhiro | |
| 20:15 | Hajduk – Cibalia | HRT 2 | Kroaci – 24 xhiro | |
| 20:45 | Fiorentina – Inter | NTV Spor, Al Jazeera Sport +1 | Itali – 33 xhiro | |
| 21:00 | PSG – Bordeaux | Kanal A, Al Jazeera Sport +4 | Francë – 32 xhiro | |
| 22:00 | Real Madrid – Barcelona | KohaVision, Al Jazeera Sport +2, NTV Turkiye | Spanjë – 31 xhiro | |
| 22:15 | Rio Ave – Porto | RTP Int | Portugali – 26 xhiro | |
| 00:00 | Philadelphia Union – DC United | Al Jazeera Sport +5 | MLS SHBA |
Film në TV
RTK pas mesnate në ora, 00:30, shfaq fimin “I Do (But I Don’t)”. Filmi tregon storien e Lorenit, një planifikuese dashmash e cila bie në dashuri me dhëndrrin Nikun, duke organizuar dasmën e tij. Në rolet kryesore luajnë Denise Richards, dhe Dean Cain, filmi është drejtuar nga regjisori Kelly Makin.
RTV21, në ora 22:40, shfaq filmin “The Wednesday Woman” me Meredith Baxter, John Heard, dhe Peter Coyote në rolet kryesore. Filmi është realizuar në vitin 2000, nga regjisori Christopher Leitch.
Një nënë është duke vajtuar humbjen e djalit të saj nëntë vjeçar. Ajo tmerrohet kur bashkëshorti i saj dhe psikologu i thonë se ajo ka krijuar tetë vite kujtimesh për birin të cilin kurrë nuk e ka pasur. Megjithatë kur ajo takon babanë e shokut të djalit të saj i cili ka të njëjtat ndjenja për djalin e saj, ajo vendos të bë të pamundërën të dëshmoj se biri i saj ka ekzistuar në të vërtetë.
Ky është filmi “The Forgotten (I harruari)”, që shfaqet sonte në KTV, në mesnatë. Filmi është realizuar nga regjisori Joseph Ruben, me skenar të Gerald Di Pego në vitin 2004. Në rolet kryesore luajnë Julianne Moore, Linus Roache, Gary Sinise, etj.
Dokumentar në TV
Në History Channel, në ora 16:40, në episodin e ri të Mega Disasters, do të shihni parashikimet se çfarë do të ndodhte me Nju Jorkun, po të goditej nga një tërmet i fuqishëm në të ardhmen.
Në Explorer Shkencë, në ora 21:00, shfaqet dokumentari Eksodi nga Toka. Është kjo pjesa e parë e dokumentarit që kërkon një shtëpi të dytë për njerëzimin, nëse jeta në Tokë do të bëhej e pamundur qoftë nga natyra apo vetë njerëzimi.
Në Discovery Channel, në ora 18:15, në emisionin Extreme Explosions, do të shihni se si Poli takon Kodi Gustafsonin, i cili në vazhdën e punëve të tij, do të rrënojë një urë 760 metershë në Dakotën Veriore.

Pingback: Tweets that mention Sot në TV – E shtunë, 10 prill 2010 - El Clasico në KTV, largohet banor i parë nga VIP Shpija në 21 - -- Topsy.com