Në ora 08:55, në Top Channel transmetohet gara e Formula 1 për Shpërblimin e Madh të Kinës në Shangai. Në ora 14:00, në program është emisioni E diell. Në ora 20:05, në kuadër të Exclusive do të mund të ndiqni reportazhin për besueshmërinë e mediave të shkruara dhe elektronike në ditët e sotme. Më pas është episodi vijues i shout Portokalli, ndërsa repriza e garës së Formula 1, shfaqet në ora 23:40.
Vizion Plus, në ora 19:25, shfaq episodin e ri të Përroi i Dousonit. Më pas është Bypass Show, ndërsa në ora 21:00, në program është Apartamenti 2XL. Në ora 23:30, shfaqet filmi Çmenduri e pafajshme.
Klan TV, sonte fillon të transmetojë sezonin e katërt të serialit Anatomia e Greit, me episodin e parë. Më pas në ora 20:50, drejtpërdrejtë transmetohet Histori me zhurmues, ndërsa pas lajmeve, gjithashtu drejtpërdrejtë shfaqet emisioni Blue.
RTK, transmeton dy ndeshje futbolli nga Premier Liga angleze. Në ora 14:30, ndeshen Wigan-Arsenal, ndërsa në ora 17:00, Porstmouth – Aston Villa. Në mbrëmje, në ora 20:10, shfaqet episodi i 275 i serialit Familja Moderne. Menjëherë më pas janë dy dokumentar në program. Në ora 20:55, shfaqet pjesa e parë dokumentarit për Fadil Vokrrin, Magji me këmbë, ndërsa në ora 21:30, shfaqet dokumentari për Agim Ramadanin. Emisioni AS fillon në ora 22:10.
RTV21, në ora 16:30, transmeton emisionin RelaX. Në mbrëmje shfaqen episodet e reja të serialeve, The Handler, episoid 14, dhe Cimerat, episodi 127. Emisioni sportiv, 2 me 1, fillon në ora 22:30.
Në KTV, sot mund të shihni tri ndeshje shumë interesante. Së pari në ora 15:00, transmetohet ndeshja Sampdoria – Milan. Më pas në ora 18:30, në program është superderbi i qytetit të Romës, ku ndeshen Lazio dhe Roma. Dhe në fund, në ora 21:00, Real Madrid takohet me skuadrën e Valencias.
Film në TV
Në Film Hits, sonte premierë shfaqet filmi Thick as Thieves (Nderi i ujit). Filmi tregon për një hajdut të vjetër që rekruton një hajdut të ri për ta ndihmuar të kryej në vjedhje të fundit, e cila do të i mundësojë ta paguaj borxhin një mafiozi rus. Në rolet kryesore luajnë Morgan Freeman, e Antonio Banderas. Regjia e filmit është realizuar nga Mimi Leder në vitin 2009.
Sport në TV
EuroSport 2, transmeton ndeshjen për pozitën e tretë, dhe finalen e EuroCup në basketboll për meshkuj. Në ora 18:15, për pozitën e tretë ndeshen Bilbao me Panellinios, ndërsa në ora 20:30, në finale takohen Alba Berlin dhe Valencia.
Më herët, EuroSport 2, transmeton ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionve për femra në hendboll. Në ora 16:15, ndeshen skuadrat Valcea nga Rumania, dhe Gyor nga Hungaria.
Në EuroSport, në ora 19:15 transmetohet finalja nga WTA turneu në Charleston, ku ndeshen Vera Zvonareva dhe Samantha Stosur. Ngjarjet nga kampionati botëror në snuker mund t’i ndiqni gjatë tërë ditës në EuroSport, në ora 11:00, 17:30, dhe 21:00.
Gjithashtu sot në program janë edhe dy gara të rëndësishme çiklistike. Etapa e tetë e Rrethit të Turqisë, transmetohet drejtpërdrejtë në EuroSport 2, në ora 15:00, ndërsa e reprizuar në ora 17:00, në EuroSport. Në ora 15:15, në EuroSport nga Holanda, transmetohet gara një ditore e njohur, Amstel Gold Race.
| E diel, 18 prill 2010 | ||||
| 13:00 | Chernomorets – Metalurg D. | Inter+ | Ukrainë – 26 xhiro | |
| 13:30 | Rangers – Hearts | Sky Sports 3, Al Jazeera Sport +3 | Skoci – 34 xhiro | |
| 14:15 | Saturn – Spartak Moskva | Tring Sport, ESPN UK | Rusi – 6 xhiro | |
| 14:30 | Wigan – Arsenal | RTK, SuperSport 1 | Angli – 35 xhiro | |
| 14:30 | Ajax – Heracles | Al Jazeera Sport +2 | Holandë – 33 xhiro | |
| 14:30 | Twente – Feyenoord | Sport Italia, Al Jazeera Sport +6 | Holandë – 33 xhiro | |
| 14:30 | PSV -Groningen | Al Jazeera Sport +5 | Holandë – 33 xhiro | |
| 15:00 | Sampdoria – Milan | Kohavision, SuperSport 2, NTV Spor | Itali – 34 xhiro | |
| 15:00 | Bari – Napoli | SuperSport 4, Al Jazeera Sport +7 | Itali – 34 xhiro | |
| 15:00 | Cagliari – Palermo | SuperSport 3, Al Jazeera Sport +4 | Itali – 34 xhiro | |
| 15:30 | Dortmund – Hoffenheim | EuroSport 2, SuperSport 4, Dubai Sports 1 | Gjermani – 31 xhiro | |
| 15:30 | Sion – Young Boys | Al Jazeera Sport +10 | Zvicra – 31 xhiro | |
| 17:00 | Portsmouth – Aston Villa | RTK, SuperSport 2 | Angli – 35 xhiro | |
| 17:00 | Lille – Monaco | Kanal A, SuperSport 3 | Francë – 33 xhiro | |
| 17:00 | Xerez – Santander | Al Jazeera Sport +4 | Spanjë – 33 xhiro | |
| 17:00 | Vorskla – Metalist Kharkiv | Inter+ | Ukrainë – 26 xhiro | |
| 17:30 | Frankfurt – Hertha | SuperSport 4, Dubai Sports 1 | Gjermani – 31 xhiro | |
| 18:00 | Fenerbahce – Besiktas | Lig TV, Sportmania | Turqi – 30 xhiro | |
| 18:00 | AEK – Asteras | Tring World | Greqi – 30 xhiro | |
| 18:00 | PAOK – Ergotelis | Tring Shqip | Greqi – 30 xhiro | |
| 18:00 | Olympiakos – Aris | Tring Sport, ERT World | Greqi – 30 xhiro | |
| 18:30 | Lazio – Roma | Kohavision, SuperSport 1, NTV Spor | Itali – 34 xhiro | |
| 19:00 | Academica – Benfica | SuperSport 5 | Portugali – 27 xhiro | |
| 19:00 | Bilbao – Zaragoza | SuperSport 3, Al Jazeera Sport +2 | Spanjë – 33 xhiro | |
| 21:00 | St. Etienne – PSG | Kanal A, SuperSport 4, Al Jazeera Sport +4 | Francë – 33 xhiro | |
| 21:00 | Real Madrid – Valencia | Kohavision, SuperSport 1, NTV Spor | Spanjë – 33 xhiro | |
| 21:00 | Santos – Sao Paulo | Al Jazeera Sport 2, Sport Italia | Brazil – Gjysmëfinale | |
| 21:10 | Gimnasia La Plata – Boca Juniors | Al Jazeera Sport +7 | Argjentinë – 15 xhiro | |
| 21:15 | Porto – Guimares | RTP Int, SIC Int, SuperSport 3 | Portugali – 27 xhiro | |
| 23:30 | Santo Andre – Gremio | Sport Italia 2 | Brazil – Gjysmëfinale | |
| NBA në TV | ||||
| 21:00 | LA Lakers – Oklahoma City | SuperSport 2, Sport Italia 2, Al Jazeera Sport+6 | NBA – 1/4 Finale – Loja 1 | |
| 23:30 | Orlando – Charlotte | NBA TV | NBA – 1/4 Finale – Loja 1 | |
| 02:00 | Dallas – San Antonio | ESPN UK | NBA – 1/4 Finale – Loja 1 | |
| 04:30 | Phoenix – Portland | NBA TV, Al Jazeera Sport+8, Sport Italia | NBA – 1/4 Finale – Loja 1 |
