Telekomanda
  • Home
  • Seriale
    • Lale Devri
    • Ezel
  • Filma
  • Për ne
  • TV Guida
  • Kontakti
You are here : Telekomanda » TV Kolumna Ditore » Sot në TV – E diel, 11 prill 2010

Sot në TV – E diel, 11 prill 2010

Posted By Luan Morina On 11 Apr 2010. Under TV Kolumna Ditore    

RTK, në ora 10:00, transmetohet emisioni RTK Blue. Nga Premier Liga angleze transmetohen ndeshjet, Blackburn – Manchester Utd., në ora 14:30, dhe ndeshja Manchester City – Birmingham, në ora 17:00. Në ora 20:10, shfaqet episodi i ri i Familjes Moderne, ndërsa më pas në ora 21:00, në program është emisioni Lidhja mes nesh me Teuta Krasniqin.

RTV21, në ora 16:30, transmeton emisionin RelaX. Në ora 19:00, transmetohet ndeshja gjysmëfinale e superligës së Kosovës në basketboll në mes të Sigal Prishtina – Peja. Në ora 21:00, episodi i ri i Cimerave është në program, ndërsa në ora 22:30, emisioni sportiv 2 me 1.

KTV në ora 15:00, transmeton ndeshjet Juventus-Cagliari, dhe Milan-Catania, në transmetim simultant. Në ora 21:00, transmetohet ndeshja Mallorca-Valencia, ndërsa Sporti Total është në program në ora 23:15.

Vizion Plus në ora 17:20, shfaq forumin e Dancing with the Stars. Më pas në ora 18:15, shfaq emisionin Chic Plus. Në ora 20:10, shfaqet episodi i ri i programit Bypass Show, ndërsa në ora 21:00, emisioni Apartamenti 2XL.

Klan TV, në ora 13:30, shfaq programin E diela shqiptare. Në ora 20:10, shfaqet episodi i 8 i serialit Dance Life.  Më pas në ora 20:50, drejtpërdrejt transmetohet emisioni Histori me zhurmues. Më vonë në ora 23:40, transmetohet emisioni Blue.

Top Channel, në ora 12:25, shfaq shoun javor të Fans Clubit të Big Brother. Në ora 14:00, fillon emisioni javor E Diell. Në ora 20:05, shfaqet episodi i ri i Exclusive. Sonte tema e emisionit bazohet te jeta e adoleshentëve në ditët e sotshme. Më pas në ora 20:45, transmetohet episodi i ri i shout Portokalli.

Sport në TV

Dita filllon herët në EuroSport sot. Në ora 08:35 transmetohet maratona e Parisit. Në ora 12:00, gara e parë e Superbike nga Valencia. Në ora 13:00, kampionati evropian në peshëngritje për meshkujt deri në 105 kg. Në ora 14:30, transmetohet gara çiklistike një ditore, Paris-Rube. Finalja e kampionati botëror për meshkuj në karling, fillon në ora 17:15. Të gjitha këto transmetohen drejtpërdrejtë në EuroSport. Të regjistruar mund të shihni garën e dytë të Superbike, në ora 20:15, dhe garën mbi 105 kg për meshkujt në peshëngritje.

EuroSport 2, në ora 16:30 transmeton ndeshjen për pozitën e tretë në EuroLigën e femrave, ndërsa finalja është në program në ora 18:00.

E diel, 11 prill 2010
12:00 Zenit – Lokomotiv Moskë ORT Int Rusi – 5 xhiro
12:30 PSV Eindhoven – Feyenoord Al Jazeera Sport +6 Holandë – 31 xhiro
14:00 Genclerbirligi – Bursaspor Lig TV Turqi – 27 xhiro
14:15 Bangor City – Prestatyn Town S4C Digital Uellsi
14:30 Blackburn – Manchester Utd. RTK, RTL Kroaci Angli – 34 xhiro
14:30 Ajax – Venlo Al Jazeera Sport +4 Holandë – 31 xhiro
15:00 Roma – Atalanta Al Jazeera Sport +7 Itali – 33 xhiro
15:00 Milan – Catania KohaVision, Al Jazeera Sport +1, NTV Spor Itali – 33 xhiro
15:00 Juventus – Cagliari KohaVision, Al Jazeera Sport +6 Itali – 33 xhiro
15:00 Zakarpatya – Karpaty Inter+ Ukranë – 24 xhiro
15:00 Palermo – Chievo Al Jazeera Sport +2 Itali – 33 xhiro
15:30 Bochum – Hamburg EuroSport 2 Bundesliga, Dubai Sports 2, TRT3 Gjermani – 30 xhiro
17:00 Manchester City – Birmingham City RTK, Diema Angli – 34 xhiro
17:00 Tottenham – Portsmouth Tring, NTV Spor, Al Jazeera Sport +3, ITV1, DSF Angli – Kupa 1/2 Finale
17:00 Lyon – Lille Kanal A, Al Jazeera Sport +4 Francë – 32 xhiro
17:00 La Coruna – Santander Al Jazeera Sport +7 Spanjë – 31 xhiro
17:30 Nurnberg – Wolfsburg EuroSport 2 Bundesliga, Dubai Sports 2, TRT3 Gjermani – 30 xhiro
18:00 Galatasaray – Diyarbakirspor Lig TV, C+Eventos Turqi – 27 xhiro
18:00 Xanthi – Atromitos ERT World Greqi – 29 xhiro
19:00 Espanyol – Atletico Al Jazeera Sport +2 Spanjë – 31 xhiro
20:45 Sampdoria – Genoa Al Jazeera Sport +1 Itali – 33 xhiro
21:00 Marseille – Nice Kanal A, Al Jazeera Sport +4 Francë – 32 xhiro
21:00 Mallorca – Valencia Kohavision, Al Jazeera Sport +2 Spanjë – 31 xhiro

Dokmentar në TV

Në Explorer Histori, vazhdon të shfaqet seriali “E vërteta mbi legjendat urbane”. Sonte në ora 22:00, shfaqet episodi i 19 i këtij seriali që merret me histori të pabesueshme nga jeta e njerëzve të

ndryshëm nga mbarë bota.

Në Discovery Channel, në ora 20:05, shfaqet episodi i ri i dokumentarit të njohur Mythbusters. Sonte skuadra e Mythbusters do të provojë të vërtetojë se a shkeli vërtetë në hënë Neill Armstrong apo ishte vetëm një storie e trilluar nga NASA.

Film në TV

Në mesnatë Kohavision transmeton filmin Goodbye Bafana (Lamtumirë Bafana). Filmi tregon tregimin e një spiuni të bardhë nga Republika e Afrikës Jugore. Ai do të tregon se si ka ruajtur për 20 vite një të burgosur me ngjyrë. Emri i të burgosurit ishte Nelson Mandela. Filmi në regji të Bille August është realizuar në vitin 2007, ndërsa në rolet kryesore luajnë Joseph Fiennes, Dannis Haysberg, dhe Diane Kruger.

Në RTK, në ora 00:25, mund të ndiqni vazhdimin e parë të filmit Stranded (I ngecur). Në hapësirë, astonautët amerikanë dhe rus kanë ngecur në një stacion hapësinor të dëmtuar. Dy ndihmës shkojnë nga Toka për t’u ndihmuar të kthehen përsëri në Tokë. Megjithatë, kur provojnë të kthehen në Tokë, zbulojnë se kodet e hyrjes janë ndryshuar. Në rolet kryesore luajnë Michael Dudikoff, Ice-T, dhe Hannes Jaenicke. Filmi është realizuar në vitin 2001 nga regjisori Fred Olen Ray.

Menjëherë më pas në ora 02:05, fillon vazhdimi i dytë i këtij filmi, që si storie ka tre të rinj të cilët godasin një vajzë me veturë dhe ikin duke e lënë të vdekur. Një vit më pas të tre fillojnë të mbytën një nga një. Regjia e filmit është bërë na Amanda Claffey dhe Danny Clapson, ndërsa në rolet kryesore luajnë Adria Britton, Danny Clapson, dhe Amanda Claffey. Për shkak se RTK, ka ofruar shumë pak informata në uebfaqen e saj, nuk jam i sigurt për sinopsin e këtyre dy filmave, për shkak se ka shumë filma me emrin Stranded. Kërkoj ndjesë nga lexuesit nëse të dhënat për këta dy filma janë gabim.

VN:F [1.9.13_1145]
please wait...
Rating: 0.0/10 (0 votes cast)
VN:F [1.9.13_1145]
Rating: 0 (from 0 votes)
  • Shpërndaje:
  • Share
« Charlie Sheen mohon dredhitë rreth pagës
Lady Gaga rikthehet në krye »
  • Related Articles From This Category
    TV Kolumna Ditore – E mërkurë, 08 shkurt 2012

    TV Kolumna Ditore – E mërkurë, 08 shkurt 2012

    Published On 08 Feb 2012  

    Të martën e fundit para rikthimit të Champions League vendosa të shikoj atë çfarë shikojnë ...

    TV Kolumna Ditore – E martë, 07 shkurt 2012

    TV Kolumna Ditore – E martë, 07 shkurt 2012

    Published On 07 Feb 2012  

    Duhet të pranoj që mbrëmë ishte episodi më i mirë i Kafeneja Jonë këtë vit. ...

    TV Kolumna Ditore – E hënë, 06 shkurt 2012

    TV Kolumna Ditore – E hënë, 06 shkurt 2012

    Published On 06 Feb 2012  

    Në RTK vazhdon Kafeneja Jonë, Milioneri dhe Subvencion. RTV21 shfaq film artistik, derisa në KTV ...

    TV Kolumna Ditore – E premte, 03 shkurt 2012

    TV Kolumna Ditore – E premte, 03 shkurt 2012

    Published On 03 Feb 2012  

    KTV transmeton tri ndeshje futbolli. Pos përsëritjes së filmit 16 Blocks për s’di të satën ...

    TV Kolumna Ditore – E mërkurë, 01 shkurt 2012

    TV Kolumna Ditore – E mërkurë, 01 shkurt 2012

    Published On 01 Feb 2012  

    Nuk kishte shumëçka interesante mbrëmë në televizion. 100 milionë me Eno Popin në vend të ...

  • Hot Topics
    • Kujtesa - Lista e kanaleve
      58 comments received
    • Në KTV nisi Lale Devri
      42 comments received
    • Gymysh - serial i ri në RTV21
      10 comments received
    • Copa America në RTK
      8 comments received
    • Të lumtë KTV
      7 comments received
  • Twitter
    Follow telekomanda On Twitter
    Check Out What I'm Doing Below:
  • Facebook
  • Faqe partnere
    • ACMilan-Shqip
    • Shqipmedia
  • Billboard No.1 – Adele – Set Fire To The Rain
  • Kategoritë
  • Advertisements
WoodPress Designed By Website Hosting
Thanks To Video Games | Game Music Soundtracks | Top and best web hosts
loading Cancel
Post was not sent - check your email addresses!
Email check failed, please try again
Sorry, your blog cannot share posts by email.