Kënga This Ain’t A Love Song, nga grupi Scouting For Girls, edhe këtë javë ka qëndruar në krye të renditjes së këngëve më të dëgjuara në Britani të Madhe. Ata i rezistuan ngjitjes së këngës OMG, nga dueti Usher me will.i.am, e cila nga pozita e tetë këtë javë kaloi në pozitën e dytë.
Në Top 10, këtë javë është futur Timbaland me Justin Timberlake dhe kënga e tyre Carry Out, që nga pozita e 16 ka kaluar në pozitën 6. I vetmi përparim tjetër në Top 10, është INNA me këngën Hot që nga pozita e 9 është ngjitur në të shtatën.
Dhjetë këngët më të dëgjuara në Britani të Madhe:
1. (1) Scouting For Girls: ‘This Ain’t A Love Song’
2. (8) Usher ft. will.i.am: ‘OMG’
3. (3) Plan B: ‘She Said’
4. (2) Lady GaGa ft. Beyoncé: ‘Telephone’
5. (5) Tinie Tempah: ‘Pass Out’
6. (16) Timbaland ft. Justin Timberlake: ‘Carry Out’
7. (9) INNA: ‘Hot’
8. (6) Rihanna: ‘Rude Boy’
9. (7) Justin Bieber ft. Ludacris: ‘Baby’
10. (10) Cheryl Cole: ‘Parachute’
* në kllapa është pozita që kanë pasur këngët një javë më parë, me (-) janë këngët debutuese.
Të dhënat janë nga: Official Charts Company
