Rrjeti televiziv amerikan, NBC, ka porositur sezonin e dytë të shout Marriage Ref (Gjyqtari i martesës). Shou i prodhuar nga komedieni i njohur, Jerry Seinfeld, ka debutuar këtë vit, dhe ka arritur një mesatare prej 7.2 milionë shikuesish. Temë e shout është martesa e çifteve mesatare amerikane, të cilat për të shpëtuar martesat e tyre konsulltohen me yje të shoubizit, përfshirë, aktorë, këngëtarë, modele etj.
Në ndërkohë NBC, për sezonin e ardhshëm ka nënshkruar vazhdimin e kontratave edhe me shout Minute to Win It, dhe Who Do You Think You Are?.

Pingback: Tweets that mention Telekomanda » NBC porosit sezonin e dytë të Marriage Ref -- Topsy.com