Diana Vickers është ngjitur në pozitën e parë të këngëve më të dëgjuara në Britani të Madhe, me këngën e saj “Once”. Për gjysmëfinalisten e shout “The X Factor”, është kjo kënga e parë në karrierë. Ajo arriti të largoj nga pozita e parë pas vetëm një jave këngën “OMG” në duet të Usher dhe will.i.am. Në pozitën e tretë këtë javë debuton Chipmunk me Esmee Denters, dhe kënga e tyre “Until You Were Gone”.
Fakt interesant është rikthimi në listë i këngës epike “The Best” e kënduar nga Tina Turner në vitin e largët 1989. Ajo u rendit e nënta pas fitores së titullit të kampionit të Skocisë të skuadrës Rangers.
Dhjetë këngët më të dëgjuara në Britani të Madhe:
1. (-) Diana Vickers: ‘Once’
2. (1) Usher ft. will.i.am: ‘OMG’
3. (-) Chipmunk ft. Esmée Denters: ‘Until You Were Gone’
4. (4) Plan B: ‘She Said’
5. (2) Scouting For Girls: ‘This Ain’t A Love Song’
6. (3) Professor Green ft. Ed Drewett: ‘I Need You Tonight’
7. (5) Kelis: ‘Acapella’
8. (8) Timbaland ft. Justin Timberlake: ‘Carry Out’
9. (-) Tina Turner: ‘The Best’
10. (7) Selena Gomez & The Scene: ‘Naturally’
Të dhënat nga: Official Charts Company
