Filmi romantik me Channing Tatum dhe Amanda Seyfried, ka debutuar në Britani të Madhe si filmi më i shikuar në fundjavën e kaluar. Dear John (I dashuri Xhon), mblodhi afër 2 milion funta, duke zhvendosur nga pozita e parë filmin epik Clash of the Titans, që këtë javë mblodhi pak mbi 1.5 milionë funta. Në Top 10, debutuan edhe filmi The Ghost, në regji të Roman Polanskit, që u rendit në pozitën e gjashtë, dhe filmi Cemetery Junction, që është filmi debutues i Ricky Gervais në rolin e regjisorit.
Dhjetë filmat më të shikuar në kinematë britanike gjatë fundjavës së kaluar:
1. (-) Dear John – £1,995,301
2. (1) Clash Of The Titans – £1,557,034
3. (2) How To Train Your Dragon – £1,282,519
4. (3) Kick-Ass – £910,453
5. (4) Nanny McPhee And The Big Bang – £866,940
6. (-) The Ghost – £953,679
7. (-) Cemetery Junction – £641,218
8. (5) Alice In Wonderland – £498,948
9. (6) The Blind Side – £299,079
10. (7) Remember Me – £225,397
* në kllapa është pozita që kanë pasur filmat një javë më parë, me (-) janë filmat debutantë.
