Komedia e dyshes së njohur Steve Carrell dhe Tina Fey, ka debutuar në pozitën e parë në listën e filmave më të shikuar në SHBA. Filmi Date Night, është ngjitur në pozitën e parë, me shumë pak dallim me filmin Clash Of The Titans, të cilët kanë rënë në pozitën e dytë.
Mjaft i shikuar këtë javë ka qenë edhe filmi How To Train Your Dragon, që ka fituar më shumë se 25 milionë dollarë në kinematë amerikane.
Debutim në Top 10, ka shënuar edhe filmi Letters To God, që renditet në pozitën e dhjetë me pak më shumë se 1 milionë dollarë të fituar.
Dhjetë filmat më të shikuar në kinematë amerikane gjatë fundjavës së kaluar:
1. (-) Date Night – $27,100,000
2. (1) Clash Of The Titans – $26,875,000
3. (3) How To Train Your Dragon – $25,350,000
4. (2) Why Did I Get Married Too? – $11,000,000
5. (4) The Last Song – $10,000,000
6. (5) Alice In Wonderland – $5,600,000
7. (6) Hot Tub Time Machine – $5,430,000
8. (7) The Bounty Hunter – $4,300,000
9. (8) Diary Of A Wimpy Kid – $4,100,000
10. (-) Letters To God – $1,250,000
* në kllapa është pozita që kanë pasur filmat një javë më parë, me (-) janë filmat debutantë.
