Aktori i njohur në komedinë, Two and a Half Men, Charlie Sheen, ka mohuar se ka kërkuar rritjen e pagës për sezonin e ardhshëm të komedisë në fjalë. Sheen, që është aktori më i paguar në botën e serialeve televizive, thuhej se kërkonte një ngritje prej 1 milionë dollarësh për episodë, ose do të lëshonte serialin.
“Të gjithë numrat që janë raportuar në media janë të pavërtetë. Lajmet nga ‘burimet e brendshme’ rreth ofertës për pagën time prej studios, janë të padenja. Nëse sonte është fundi i imi si Charlie Harper, le të jetë. Unë marrë përvojën për 161 episode me kaleidoskop të mbushur me përvojë të jashtëzakonshme, kujtime, miqësi, dhe mirënjohje.” – deklaroi Charlie Sheen, në ditën e fundit të xhirimeve këtë sezonë, të premten, me 10 prill.
