Albumi i fundit i grupit të njohur Boyzone, “Brother”, vazhdon të jetë albumi më i shitur në Britani të Madhe. Albumi edhe këtë javë ka qëndruar në pozitën e parë, në renditjen e cila nuk ka pësuar shmë ndryshime në Top 10. Pas Boyzon, në pozitën e dytë vazhdon të qëndroj Lady Gaga me “The Fame Monster”, ndërsa i treti është Justin Bieber me “My Worlds”.
Florence and the Machine me albumin “Lungs”, është ngjitur nga pozita e nëntë në të pestën, ndërsa debutuesi i vetëm në Top 10 është Free & Bad Company me albumin e tyre të këngëve më të mira “The Very Best Of”
Dhjetë albumet më të shitura në Britani të Madhe:
1. (1) Boyzone: ‘Brother’
2. (2) Lady GaGa: ‘The Fame Monster’
3. (3) Justin Bieber: ‘My Worlds’
4. (5) ‘Glee’ Cast: ‘Glee: The Music, Volume II’
5. (9) Florence and the Machine: ‘Lungs’
6. (7) Paolo Nutini: ‘Sunny Side Up’
7. (11) ‘Glee’ Cast: ‘Glee: The Music, Volume I’
8. (8) Alicia Keys: ‘The Element Of Freedom’
9. (10) Mumford & Sons: ‘Sigh No More’
10. (-) Free & Bad Company: ‘The Very Best Of’
* në kllapa është pozita që kanë pasur albumet një javë më parë, me (-) janë albumet debutuese.
