Sonte në Klan TV, do të filloj të shfaqet sezoni i katërt i serialit të njohur, Anatomia e Greit. Ky sezon ka vetëm 17 epizoda për shkak të grevës së skenaristëve amerikan në sezonin televiziv 2007-2008. Në këtë sezon nuk do të rikthehen disa aktorë nga kasti si Kate Walsh, Isaiah Washington e Chyler Leigh që luajti në dy epizodet e fundit të sezonit të tretë. Epizodi i parë i këtij sezoni është shikuar nga 20.68 milionë amerikan në kanalin televiziv ABC.
Në epizodin e parë ndër të tjera mund të ndiqni:
Meredith, Cristina, Izzie dhe Alex tashme jane te specializuar dhe duhet te kontrollojne kursantet e rinj. Fjalimi i mireseardhjes mbahet nga shefi i ri qe ka zene vendin e Miranda-s: Callie. Nder studentet e rinj ndodhet George, i detyruar qe te perserise vitin pasi nuk i mori provimet dhe Lexie Grey, motra nga babai e Meredith. Dita eshte e mbushur me pune per shkak ten je aksidenti qe perfshiu tre makina. Nderkohe, Cristina eshte ne kerkim te Burke, ndersa Richard kthehet ne vendin e tij te vjeter si shef pavioni dhe Bailey mundohet te pershtatet me ndryshimet e reja.
(marrë nga TV Klan)
