Telekomanda
  • Home
  • Seriale
    • Lale Devri
    • Ezel
  • Filma
  • Për ne
  • TV Guida
  • Kontakti
You are here : Telekomanda » Filma » The Hurt Locker mbledh Oskarët

The Hurt Locker mbledh Oskarët

Posted By Luan Morina On 08 Mar 2010. Under Filma  Tags: Avatar, Oskar, The Hurt Locker  

Drama për një grup ushtarësh në Irak, ka fituar gjashtë çmime Oskar, në ceremoninë të mbajtur mbrëmë në Los Angjeles. Filmi më i mirë, regjia më e mirë, skenari origjiinal, editimi, editimi i zërit, dhe miksimi i zërit janë çmimet me të cilat u shpërblye filmi i buxhetit të vogël që ka fituar vetëm 20 milionë dollarë në mbarë botën.

Kathryn Bigelow, hyri në histori të kinematografisë duke u bërë femra e parë që ka fituar shpërblimin për regjinë më të mirë. “Nuk kam si ta përshkruaj, është momenti i jetës sime”, deklaroi ajo pasi pranoi Oskarin nga Barbra Streisand.

Filmi Avatar, që gjithsej ka fituar rreth 2 miliardë dollarë në mbarë botën, fitoi tri çmime, për regjinë artistike, kinematigrafinë, dhe efektet vizuele më të mira.

Oskari për aktorin më të mirë iu dha, 60 vjeçarit, Jeff Bridges, për rolin e tij e në filmin “Crazy Heart”. Aktorja më e mirë u shpall, Sandra Bullock, për rolin e një shtëpiakeje konservative që adoptoi një jetim, në filmin “The Blind Side”.

Për rolet dytësore u shpërblyen, aktori Christopher Waltz, për filmin Inglorious Basterds, dhe aktorja Mo’Nique, për filmin Precious.

Up, fitoi shpërblimin për filmin më të mirë të animuar.

Traileri i filmit “The Hurt Locker”

Të gjithë fituesit

Filmi më i mirë – The Hurt Locker

Regjisori më i mirë – Kathryn Bigelow (The Hurt Locker)

Aktori më i mirë – Jeff Bridges (Crazy Heart)

Aktorja më e mirë – Sandra Bullock (The Blind Side)

Aktori më i mirë në rol dytësor – Christoph Waltz (Inglourious Basterds)

Aktorja më e mirë në rol dytësor – Mo’Nique (Precious)

Skenari i adoptuar më i mirë – Geoffrey Fletcher (Precious)

Skenari origjinal më i mirë – Mark Boal (The Hurt Locker)

Filmi i animuar më i mirë – Up

Filmi i huajmë i mirë – El Secreto de Sus Ojos

Regjia artistike më e mirë – Avatar

Kinematografia më e mirë – Avatar

Dizajnimi më i mirë i veshjeve – The Young Victoria

Dokumentari më i mirë – The Cove

Dokumentari më i mirë i shkurtër – Music By Prudence

Editimi – The Hurt Locker

Makeupi më i mirë – Star Trek

Muzika origjinale për film më e mirë – Michael Giacchino (Up)

Kënga më e mirë – ‘The Weary Kind’ (Crazy Heart)

Editimi më i mirë i zërit – The Hurt Locker

Miksimi më i mirë i zërit – The Hurt Locker

Efektet vizuele më të mira – Avatar

Animacioni më i mirë i shkurtër - Logorama

VN:F [1.9.13_1145]
please wait...
Rating: 0.0/10 (0 votes cast)
VN:F [1.9.13_1145]
Rating: 0 (from 0 votes)
    Artikuj te ngjashem
  • “The Help” më i shikuari, dështon “Conan”
  • Oskarët 2010 – Historia e Bigelou dhe përulja e Avatarit
  • “The Hurt Locker” dominon në BAFTA
  • Avatar dhe Hurt Locker udhëheqin nominimet për Oskar
  • Edhe në Britani të Madhe
  • Shpërndaje:
  • Share
« Sot në TV – E shtunë, 06 mars 2010
Alice bën bum në SHBA »
  • Related Articles From This Category
    Chronicle më i shikuari

    Chronicle më i shikuari

    Published On 06 Feb 2012  

    Drama fantastiko-shkencore Chronicle ka mbizotëruar kinematë amerikane gjatë fundjavës duke inkasuar 22 milionë dollarë. Lufta ...

    Big Miracle (2012)

    Big Miracle (2012)

    Published On 04 Feb 2012  

    IMDB Rejtingu: 5.6 Premiera e shfaqjes: 03 shkurt 2012 Kohëzgjatja: 117 minuta Rejtingu: +12, për shkak të gjuhës Zhanri: ...

    Chronicle (2012)

    Chronicle (2012)

    Published On 04 Feb 2012  

    IMDB Rejtingu: 7.3 Premiera e shfaqjes: 03 shkurt 2012 Kohëzgjatja: 83 minuta Rejtingu: +13, për shkak të aksioneve ...

    The Woman in Black (2012)

    The Woman in Black (2012)

    Published On 04 Feb 2012  

    IMDB Rejtingu: 7.2 Premiera e shfaqjes: 03 shkurt 2012 Kohëzgjatja: 95 minuta Rejtingu: +13, për shkak të materialit ...

    The Help korr SAG Awards

    The Help korr SAG Awards

    Published On 30 Jan 2012  

    Filmi The Help ka fituar një mori çmimesh në shpërblimet SAG. The Help u shpall ...

  • Hot Topics
    • Kujtesa - Lista e kanaleve
      58 comments received
    • Në KTV nisi Lale Devri
      42 comments received
    • Gymysh - serial i ri në RTV21
      10 comments received
    • Copa America në RTK
      8 comments received
    • Të lumtë KTV
      7 comments received
  • Twitter
    Follow telekomanda On Twitter
    Check Out What I'm Doing Below:
  • Facebook
  • Faqe partnere
    • ACMilan-Shqip
    • Shqipmedia
  • Billboard No.1 – Adele – Set Fire To The Rain
  • Kategoritë
  • Advertisements
WoodPress Designed By Website Hosting
Thanks To Video Games | Game Music Soundtracks | Top and best web hosts
loading Cancel
Post was not sent - check your email addresses!
Email check failed, please try again
Sorry, your blog cannot share posts by email.