Telekomanda
  • Home
  • Seriale
    • Lale Devri
    • Ezel
  • Filma
  • Për ne
  • TV Guida
  • Kontakti
You are here : Telekomanda » TV Kolumna Ditore » Sot në TV – E shtunë, 06 mars 2010

Sot në TV – E shtunë, 06 mars 2010

Posted By Luan Morina On 06 Mar 2010. Under TV Kolumna Ditore  Tags: Big Brother, Kohavision, RTV21, Top Channel, TV Kolumna Ditore  

Kohavision sot trasmeton tri ndeshje derbi nga liga italiane dhe ajo spanjolle. Duke filluar nga ora 18:00, mund të shihni ndeshjen Fiorentina – Juventus. Në ora 20:45 fillon ndeshja Roma-Milan, ndërsa nga ora 22:00, fillon edhe ndeshja derbi e ligës spanjolle, Real Madrid – Sevilla. Pra do të jetë një e shtunë përplotë futboll, dhe atë cilësorë në KTV.

Në RTK Blu sot intervista e javës do të jetë me Adem Demaçin, ndërsa intervista në çift do të realizohet me Donat Qosjën, dhe Fatos Kryeziun. Në ora 16L00, do të transmetohet ndeshja Arsenal-Burnley.

RTV21, në ora 15:10 shfaq episodin e ri të serialit Shogun. Në ora 16:00, në program është Rendez-Vous, ndërsa në ora 20:10, pjesa e parë e filmit Maria Montesori.

Top Channel, sonte transmeton natën kryesore të Big Brother nga ora 20:45, ndërsa lidhja direkte në shtëpi do të bëhet pas mesnate. Në ora 16:40, shfaqet episodi i ri i Smallville, ndërsa edhe më herët, në ora 13:10 reprizohet emisioni Deja-Vu me mysafirë Dhurata Shehri, dhe Alfred Cako.

Vizion+, në ora 17:25, shfaq përmbledhjen ditore të Dancing with the Stars. Më pas në ora 18:00, fillon emisioni Zonë e ndaluar. Pas episodit të ri të Përroit të Dousonit (19:30), në ora 20:00 shfaqet përmbledhja e emisioni “Mos e beso po deshe”, ndërsa në ora 21:00 në program është emisioni argëtues Mos u Nxe.

Klan në ora 20:15, transmeton natën e nëntë të Gjeniut të vogël, ndërsa pak minuta para mesnatës, fillon episodi i 20, premierë, i serialit Matrioshki.

Në mëngjes mund të shihni përmbledhjen e serialit Beautiful, ng ora 10:10, ndërsa repriza e Njerëz të humbur, fillon në ora 12:20.

Alsat në ora 20:30, shfaq emisionin Shpirtra të lirë, me Aida Bajraktarin, ndërsa emisioni sportiv, Skaner Kampionat fillon në ora 22:30.

Alsat Maqeodni, pas pjesës së 17 të serialit Lamtumira e fundit, do të shfaq dy ndeshjet e mbrëmjes nga liga spanjolle. Në ora 20:00, transmetohet ndeshja Almeria-Barcelona, ndërsa në ora 22:00, fillon ndeshja Real Madrid – Sevilla.

Serial në TV

Në episodin e sotëm të Smallville, “Turbulenca” Tesa Merser e fton Klarkun në një konferencë në Los Angjeles. Mirëpo gjatë udhëtimit, një aksident godet aeroplanin, duke futur Klarkun në telashe. Tani ai duhet të zgjedh, ti tregoj Tesas për superfuqitët e tij, apo ta lë atë të vdes.

Film në TV

Në RTV21, në ora 20:10 shfaqet pjesa e parë e filmit Maria Montessori. Filmi është realizuar nga Gianluca Maria Tavarelli, ndërsa flet për Maria Montessori për pedagogën më të fashme në botë. Ajo e kalon tërë jetën duke u munduar që metoda e saj të pranohet në sistemin shkollor italian, ndërsa pjesa tjetër e botës fillojnë të kuptojnë rëndësinë e teorisë së saj.

Filmi është prodhim i vitit 2007, dhe është realizuar në gjuhën italiane.

Më vonën në ora 22:40, në fillon filmi Tais-toi! i njohur edhe si Ruby and Quentin. Filmi tregon historinë e Rubit, një banditë i cili pas futjes në burg miqësohet me një gjigant budalla, Kuentinin.

Në rolet kryesore luajnë Gerard Depardieu dhe Jean Reno, ndërsa regjinë e filmit e ka bërë Francis Veber.

Sport në TV

Përpos ndeshjeve futbollistike nga kampionatet e huaja, kjo javë do të jetë edhe me plotë ngjarje në sportet dimërore. Pas përfundimit të olimpiadës në Vankuver, tani janë dy javët e fundit të kupës së botës në të gjitha sportet dimërore.

Në biatlon, kampionati evropian është duke u mbajtur në Otepa të Estonisë. Sot në program janë garat e sprintit, për meshkuj në ora 09:35, dhe për femra në ora 12:40. Në kros kountri mbahet gara e pursuitit për femra, ora 10:45, dhe pursuitit për meshkuj, ora 13:40. Kombinimi nordik është në program në ora 15:15, nga Gunderseni, Norvegji.

Në Norvegji, këtë javë janë zhvendosur edhe alpinistët. Lëshimi i meshkujve, është në program në ora 11:30, nga Kvitfjelli.

Në ora 16:15, në Lahti mbahet garat e kërcimeve në ski, në kërcimoren 130metërshe.

Të gjitha këto transmetohen në EuroSport.

Të gjitha ndeshjet LIVE

VN:F [1.9.13_1145]
please wait...
Rating: 0.0/10 (0 votes cast)
VN:F [1.9.13_1145]
Rating: 0 (from 0 votes)
    Artikuj te ngjashem
  • TV Kolumna Ditore – E mërkurë, 08 shkurt 2012
  • TV Kolumna Ditore – E martë, 07 shkurt 2012
  • TV Kolumna Ditore – E hënë, 06 shkurt 2012
  • TV Kolumna Ditore – E premte, 03 shkurt 2012
  • TV Kolumna Sportive – E premte, 03 shkurt 2012
  • Shpërndaje:
  • Share
« Katy Perry bëhet “shtrumfetë”
The Hurt Locker mbledh Oskarët »
  • Related Articles From This Category
    TV Kolumna Ditore – E mërkurë, 08 shkurt 2012

    TV Kolumna Ditore – E mërkurë, 08 shkurt 2012

    Published On 08 Feb 2012  

    Të martën e fundit para rikthimit të Champions League vendosa të shikoj atë çfarë shikojnë ...

    TV Kolumna Ditore – E martë, 07 shkurt 2012

    TV Kolumna Ditore – E martë, 07 shkurt 2012

    Published On 07 Feb 2012  

    Duhet të pranoj që mbrëmë ishte episodi më i mirë i Kafeneja Jonë këtë vit. ...

    TV Kolumna Ditore – E hënë, 06 shkurt 2012

    TV Kolumna Ditore – E hënë, 06 shkurt 2012

    Published On 06 Feb 2012  

    Në RTK vazhdon Kafeneja Jonë, Milioneri dhe Subvencion. RTV21 shfaq film artistik, derisa në KTV ...

    TV Kolumna Ditore – E premte, 03 shkurt 2012

    TV Kolumna Ditore – E premte, 03 shkurt 2012

    Published On 03 Feb 2012  

    KTV transmeton tri ndeshje futbolli. Pos përsëritjes së filmit 16 Blocks për s’di të satën ...

    TV Kolumna Ditore – E mërkurë, 01 shkurt 2012

    TV Kolumna Ditore – E mërkurë, 01 shkurt 2012

    Published On 01 Feb 2012  

    Nuk kishte shumëçka interesante mbrëmë në televizion. 100 milionë me Eno Popin në vend të ...

  • Hot Topics
    • Kujtesa - Lista e kanaleve
      58 comments received
    • Në KTV nisi Lale Devri
      42 comments received
    • Gymysh - serial i ri në RTV21
      10 comments received
    • Copa America në RTK
      8 comments received
    • Të lumtë KTV
      7 comments received
  • Twitter
    Follow telekomanda On Twitter
    Check Out What I'm Doing Below:
  • Facebook
  • Faqe partnere
    • ACMilan-Shqip
    • Shqipmedia
  • Billboard No.1 – Adele – Set Fire To The Rain
  • Kategoritë
  • Advertisements
WoodPress Designed By Website Hosting
Thanks To Video Games | Game Music Soundtracks | Top and best web hosts
loading Cancel
Post was not sent - check your email addresses!
Email check failed, please try again
Sorry, your blog cannot share posts by email.