RTK, në ora 20:25, transmeton episodin e ri të “Kafeneja e jonë”, në ora 21:00, kuizi Milioneri, ndërsa në ora 22:00, këtë javë transmetohet emisioni për ekonomi, Subvencion.
RTV21, transmeton Kabare sonte në ora 20:00. Më pas në ora 22:45, shfaqet episodi i ri i serialit Eliza, ndërsa më pas në program është emisioni argëtues “Just for Laughs”.
Kohavision në ora 20:00, transmeton programin për ekonomi, Bursa e Kosovës. Episodi i 20 i serialit Lugina e ujqve, shfaqet në ora 21:00. Më pas në program janë dy emisione sportive, Asist në ora 22:00, dhe koha e golave në ora 22:40.
Në Alsat në ora 21:00, mund të ndiqni emisionin Kontrast.
Vizion Plus në ora 20:10, shfaq episodin e ri të telenovelës, “E dashur armike”. Më pas në ora 21:00, fillon emisioni Zonë e ndaluar, ndërsa në ora 22:00, ritransmetohet emisioni Bypass Show.
Klan, në ora 20:10, shfaq emisionin Kutia e fundit. Në ora 21:05, shfaqet episodi i ri i Dr.House. ndërsa në ora 22:15, fillon emisioni Opinion. Revista javore e Champions League në program është në ora 23:40.
Top Channel, pas Fiks Fare, transmeton emisionin Shqip, në ora 21:00. Pas lajmeve, në ora 23:10, transmetohet emisioni sportiv Proçesi sportiv.
Film në TV
KTV në ora 00:45, shfaq filmin “Chocolat”. Në rolet kryesore luajnë Alfred Molina, Judi Dench, Juliette Binoche, etj. Filmi është në regji të Lasse Halstrom. Filmi tregon storien e një nënë të re e cila së bashku me të bijën hapin një dyqan çokollate në një fshat të vogël francez i cili do të shqetësojë banorët lokal për arsye morale.
Në Film Aksion, në ora 23:00, shfaqet filmi “Në Bryzh (In Bruges)”. Filmi në regji të Martin McDonagh, në rolet kryesore luajnë Ralph Fiennes, Colin Farrell, e Brendan Gleeson. Filmi tregon storien për dy vrasës anglez, të cilët për tu larguar organeve shkojnë në pushime në qytetin belg, Bryzh. Filmi ka qenë i nominuar për Oskar, si skenari më i mirë i shkruar për film, ndërsa renditet i 185 në listën e filmave më të mirë të IMDB.
Sport në TV
Në EuroSport, repriza nga fluturimet me ski në Planica, shfaqen në ora 16:30. Më pas në program janë EuroGoals, në ora 18:00, ndërsa në ora 21:00, fillon Pro Wrestling, me mundësit më të njohur amerikan.
Në DSF, në ora 20:15, mund të ndiqni ndeshjen e Bundesliga II, ku takohen Fortuna e Dyzeldorfit, dhe ish-kampioni gjerman, Kaiserslautern.
SuperSport, nga ora 13:00, për pesë jep përmbledhjet javore të kampionateve kombëtare më të mira, ndërsa nga ora 17:00, transmeton emisionet në studio për katër kampionatet më të mira kombëtare.
Përgatitjet për sezonin e ri të MLB në bejzboll tashmë kanë filluar. ESPN America si gjithë sezonin, do të përfshijë edhe ndeshjet përgatitore. Sonte në ora 18:00, transmetohet ndeshja Philadelphia – NY Yankees. Në mesnatë, drejtpërdrejtë transmetohet ndeshja e ligës NHL, në hokej mbi akull, Detroit – Pittsburgh.
Dokumentar në TV
Në ciklin Megastrukturat, në Explorer Shkencë, osnte në ora 17:45, transmetohet episodi për portin më të madh në Evropë, portin e Roterdamit. Më vonë në ora 20:20, shfaqet emisioni Fabrika e Peterbilt, në kuadër të ciklit fabrikat më të mira.
