RTV21, transmeton emisionin argëtues, Një kafe me Labin, në ora 09:00, dhe më pas emisionin gastronom, Diçka po zihet në ora 11:00 (repriza në ora 19:05). Gjatë mbrëmjes RTV21, shfaq episodet e reja të serialeve The Handler (20:00), dhe Cimerat (21:00), ndërsa në ora 22:30, transmetohet emisioni sportiv 2 me 1.
Në RTK, në kuadër të emisionit RTK Blu, mysafirë do të jenë Naser Rugova, Afërdita Paçarada, Ridvan Berisha, Enkelejda Shatri, dhe Agim Gerguri. Pas mesditës mund të ndiqni reprizat e episodeve të Kafeneja Jonë (12:15),
dhe Familja Moderne (13:00). Në mbrëmje, RTK, shfaq episodin e ri të Familjes Moderne, dhe më pas rifillon reality-show, Lidhja mes nesh, me Teuta Krasniqin. Më pas në program është emisioni sportiv AS (22:00)
KTV, shfaq reprizat e Përrallë me tupan (10:00) dhe Talenti X (12:35). Sporti Total shfaqet në ora 23:15.
Klan TV, do të ketë një guidë mjaft të lehtë sot. Reprizohet Gjeniu i vogël, duke filluar në ora 09:45. Më pas fillon E diela shqiptare, në ora 13:30, deri në ora 20:10, kur shfaqet episodi i ri i DanceLife. Në ora 20:50, fillon emisioni Histori me Zhurmues, ndërsa pas lajmeve, vjen emisioni Blue (23:40).
Top Channel fillon ditën me Pinguinët e Madagaskarit, episodin e 24 në ora 09:25. Më pas në ora 10:25 fansat e Big Brother 3, do të kenë kohën e tyre në Fans’ Club BB3. Transmetimi i drejtpërdrejtë i garës së parë të Formula 1, nga Bahreini fillon në ora 13:00. Më pas në ora 15:00 fillon emisioni E diell. Pas lajmeve shfaqet emisioni Exclusive, për tu pasuar nga Portokalli që fillon në ora 20:45. Në ora 23:40, shfaqet episodi i 109 i serialit West Wing.
Pas ritransmetimit të shout Zonë e lirë (13:20), në ora 17:20, shfaqet forumi i Dancing with the Stars. Chic Plus fillon në ora 18:15, ndërsa episodi i ri i Përroit të Dousonit, shfaqet pas lajmeve (19:25). Më pas është koha për komedi, me Bypass Show (20:10), dhe Apartamenti 2XL (21:00). Të gjitha këto në Vizion Plus.
Sport në TV
Në kanalet kombëtare mund të ndiqni pesë ndeshje futbolli. RTK transmeton dy ndeshje nga liga angleze. Në ora 14:30, ndeshjen Manchester Utd. – Fulham, dhe në ora 17:00, Sunderland – Manchester City. KTV transmeton ndeshjen Juventus – Siena, në kuadër të ligës italiane në ora 15:00, ndërsa nga liga spanjolle transmeton dy ndeshje: në ora 19:00, Barcelona – Valencia, dhe në ora 21:00, ndeshjen Real Madrid – Villarreal.
Gara finale e Kupës Botërore në skijim alpik zhvillohet sot në konkurrencën ekipore në Garmisch, duke fillluar në ora 11:15 në EuroSport. Prej sporteve tjera dimërore në EuroSport mund të përmendim, edhe garën e biatlonit, pursuit i femrave në Kontiolahti, ora 12:00, dhe kërcime me ski nga Oslo në ora 13:40, si dhe sprint në kros kountri nga Oslo, në ora 15:30. Në mbrëmje mund të ndiqni transmetimet e drejtpërdrejta nga Paralimpiada në Vankuver, ndërsa më vonë në ora 21:45, transmetohen ndeshje tenisi nga WTA turneu në Indianapolis.
Dokumentar në TV
Fansat e Tupac Shakur kanë mundësi të shikojnë një dokumentar shumë të mirë për të sot në ora 09:20 në Explorer Histori. Jo vetëm për Tupac, por do të diskutohet edhe për shokun e tij Notorius BIG, dhe vdekjet e tyre të dëshmuara nga miqtë më të ngushtë të tyre.
Një dokumentar gati një orësh për njërin ndër ishujt më të mirë të Karaibeve, Porto Rikon, shfaqet në ora 13:55 në Explorer Natyra. Më vonë, në ora 18:05, po në Exp Natyra, në serinë 1000 vende për t’u parë do të mund të shihni bukuritë e Indisë.
Film në TV
Në mesnatë KTV, shfaq filmin “Conofessions of a Dangerous Mind(Rrëfimet e mendjes së rrezikshme)”. Filmi është regji e George Clooney, ndërsa aktrojnë Sam Rockwell, Drew Barrymore, Maggie Gyllenhaal, etj. Storia është adaptimi i një shoumen Chuck Barris, i cili pohonte të ishte një qitës i CIA-s. Ky është filmi i parë që George Clooney ka bërë regji të filmit.
Në Film Hits, në ora 21:00, premierë shfaqet filmi italian, “Vajza nga liqeni (La ragazza del lago)”. Filmi tregon historinë e një detektivi i cili shkon në një qytet të vogël të Italisë Veriore, që të zbuloj misterin e mbytjes së një vajze të re, trupi i së cilës është gjetur në liqen. Filmi është prodhim i vitit 2007, në regji të Andrea Molaiolit, me Toni Servillo, dhe Valeria Golino në rolet kryesore.
