Edhe rrjeti televiziv NBC, ka rinovuar kontratat me tri komeditë mjaft të suksesshme që transmetohen në këtë medium
Pas Parks & Recreation që u rikonfirmua para disa javëve, NBC tani rikonformoi të gjithë bllokun e të enjtes mbrëma, që përfshinë edhe tri komedi tjera pos P&P. Community që debutoi këtë sezonë u rinovua edhe pse ishte në mëdyshje, përderisa dy seriale tjera, The Office, dhe 30 Rock, ka qenë e ditur se do të rinovohen edhe më parë, tani u bë vetëm zyrtarizimi.
