Telekomanda
  • Home
  • Seriale
    • Lale Devri
    • Ezel
  • Filma
  • Për ne
  • TV Guida
  • Kontakti
You are here : Telekomanda » US TV » Rikthehet stazhieri i yjeve

Rikthehet stazhieri i yjeve

Posted By Luan Morina On 09 Mar 2010. Under US TV  Tags: NBC  

Këtë të diele në NBC do të filloj sezoni i ri i shout “Stazhieri (The Apprentice)”. Kësaj radhe për punë tek Donald Trump do të konkurrojnë yje nga bota e shoubiznesit, sportit, e politikës. Emra të njohur si Sharon Osbourne, Cyndi Lauper, Bret Michaels, e deri tek senatori problematik Rod Blagoyevich do të jenë pjesë e shout të Donald Trump. Në vazhdim botojmë intervistën e Donald Trump dhënë DigitalSpy.

Si i zgjodhët pjesëmarrësit?

Është interesante pasi që shumë veta dëshironin të ishin pjesë e shout. Pas suksesit të sezonit të parë dhe më pas të Joan Rivers, yjet thjeshtë dëshirojnë të jenë pjesë e shout. Do të thoja se ndoshta gjashtë shtatë veta kanë konkurruar për një vend. Ne donim sportistë, aktorë, modele, mundës. Ne kemi një mundëse të bukur, dhe një mundës të madh, Goldberg dhe Maria. Maria është një grua e bukur që merret me mundje të versionit WWE.

Si do të ndryshojë ky sezon nga ato të kaluarat?

Sinqerisht, kur ju keni sukses nuk keni nevojë të ndryshoni shumë gjëra. Por ajo çfarë ka ndryshuar është toni i ri, dhe finalja që do të jetë dy ose tri orë. Kasti ka qenë i rënduar dhe i lodhur, por gjithashtu kishte edhe shumë argëti dhe lumturi që mendoj se nuk e kishim në të kaluarën.

A ndiheni keq kur pushoni dikë?

Unë gjithnjë ndihem keq. Jo, jo gjithnjë, ndonjëherë. Ndonjëher unë nuk i pëlqej njerëzit dhe nuk brengosem për këtë. Vendimet e vështira janë kur ju vërtetë e pëlqeni dikë, dhe ata bëjnë gabim. Por unë duhet të bëj atë që është e drejtë.

A mund të na thoni menjëherë kush do të ketë sukses?

Kjo gjithnjë ka qenë një pyetje interesante për mua, pasi që dua të mendoj për veten se jam i mirë me njerëzit. Por, shpesh them “ky do të bëhet një yll”, dhe pastaj ai kthehet në një teveqel. Ju kurrë nuk e dini dhe shumë herë dikush që nuk mendoni aq lartë për të, mund të dal një yll. Unë kam një parandjenjë por kjo nuk rezulton gjithmonë të jetë e saktë, për atë se kush mund të bëhet i suksesshëm

Pse e zgjodhët Rod Blagojeviçin? Si është duke ia kaluar ai tani?

Nuk dija çfarë të prisja, por ai doli një konkurrentë shumë i rreptë. Duhej shumë kurajo për presionin në të cilin kalonte ai që të paraqitej në shou. Ja një njeri që bën një shou të madh televiziv, dhe e dini as qeveria, nuk ishte aq e ngazëllyer nga kjo.

NBC ka marrë kritika të këqija kohëve të fundit. Çfarë mendoni se duhet të bëjë që të kthej rejtingun e vjetër?

E njoh Jeff Gaspin (udhëheqësi i NBC) dhe e di që ai është duke bërë një punë fantastike. Ata kanë nevojë për më shumë shou si Stazhieri – jo nga aspekti i realititeti por më shumë shou që kapin imagjinatën. Sinqerisht, disa shou që janë duke u dhënë duhet larguar edhe pse ata marrin kritika të mira, por nuk mund të kthejnë shikuesit, e shikuesit janë shumë të rëndësishëm.

Marrë nga DigitalSpy, përkthyer eksluzivisht për Telekomanda.

VN:F [1.9.13_1145]
please wait...
Rating: 0.0/10 (0 votes cast)
VN:F [1.9.13_1145]
Rating: 0 (from 0 votes)
    Artikuj te ngjashem
  • Turi i Conan O’Brienit mund ta rikthej në TV
  • NBC porosit sezonin e dytë të Marriage Ref
  • Rinovohen komeditë e NBC
  • Mbyllet saga Conan O’Brien – NBC
  • Shpërndaje:
  • Share
« Rekord i Alice In Wonderland në Britani
Sot në TV – E enjte, 11 mars 2010 »
  • Related Articles From This Category
    Tërmet në X-Factor!

    Tërmet në X-Factor!

    Published On 31 Jan 2012  

    Ndryshime të mëdha do të vijnë në sezonin e dytë të versionit amerikan të The ...

    ProSieben porosit New Girl

    ProSieben porosit New Girl

    Published On 10 Dec 2011  

    Kanali gjerman ProSieben ka arritur marrëveshje për transmetimin e serialit të ri të shtëpisë Fox, ...

    Man Up largohet nga skeduli

    Man Up largohet nga skeduli

    Published On 09 Dec 2011  

    Kanali ABC ka hequr nga skema programore serialin komedi, Man Up. Më herët kanali kishte ...

    TV Java Amerikane – 28 nëntor 2011

    TV Java Amerikane – 28 nëntor 2011

    Published On 07 Dec 2011  

    Në mungesë të programeve origjinale shkaku i festave deri në fund të vitit shikueshmëria e ...

    Risitë e CBS kanaleve për 2012

    Risitë e CBS kanaleve për 2012

    Published On 22 Nov 2011  

      CBS kanalet e Chello Zone për Britani të Madhe që transmetojnë të lira në 28.2 ...

  • Hot Topics
    • Kujtesa - Lista e kanaleve
      58 comments received
    • Në KTV nisi Lale Devri
      42 comments received
    • Gymysh - serial i ri në RTV21
      10 comments received
    • Copa America në RTK
      8 comments received
    • Të lumtë KTV
      7 comments received
  • Twitter
    Follow telekomanda On Twitter
    Check Out What I'm Doing Below:
  • Facebook
  • Faqe partnere
    • ACMilan-Shqip
    • Shqipmedia
  • Billboard No.1 – Adele – Set Fire To The Rain
  • Kategoritë
  • Advertisements
WoodPress Designed By Website Hosting
Thanks To Video Games | Game Music Soundtracks | Top and best web hosts
loading Cancel
Post was not sent - check your email addresses!
Email check failed, please try again
Sorry, your blog cannot share posts by email.