Si gjithnjë e enjtja sjell programe informativo-politike.
Në RTK, Jeta në Kosovë debaton për mundesinë e ndodhjes së trazirave sociale në Kosovë. Emisioni fillon në ora 20:20.
Në KTV, mund të shihni Rubikonin nga ora 20:00. Adriatik Kelmendi i kthehet ciklit “Rishikimi i historisë” me Veton Surroin. Më vonë nga ora 22:00 në program është SpitaliKS, me episodin e ri të këtij sezoni.
RTV21, shfaq episodet e reja të serialeve, “Gymysh” dhe “Të Magjepsurit”.
Film Hits, nga ora 21:30 shfaq filmin “Prova e Krimit (Fracture)” në regji të Gregory Hoblit. Në rolet kryesore luajnë Anthony Hopkns dhe Ryan Gosling, ndërsa filmi i zhanrit triller ka të bëjë Ted Krofordin, një avokat mjaft i suksesshëm vran gruan e tij, i rrëfehet policisë por më pas vendos të mbroj veten në gjykatë kundër një avokati i cili ka fituar gati të gjitha rastet në karrierë.
Sa i përket sportit, ndeshja Racing Santander – Atletico Madrid, përcakton finalistin e dytë të Kupës së Spanjës në futboll. Ndeshja fillon në ora 22:00, dhe transmetohet në Al Jazeera Sport+2, dhe SportKlub+. Në program është edhe ndeshjet e fundit çerekfinale të Kupës së Turqisë, Denizlispor – Manisaspor (15:30) dhe Bursaspor – Fenerbahce (19:00). Të dyja ndeshjet transmetohen në kanalin TRT 1.
