Telekomanda
  • Home
  • Seriale
    • Lale Devri
    • Ezel
  • Filma
  • Për ne
  • TV Guida
  • Kontakti
You are here : Telekomanda » TV Kolumna Ditore » Sot në TV – E premte, 12 shkurt 2010

Sot në TV – E premte, 12 shkurt 2010

Posted By Luan Morina On 12 Feb 2010. Under TV Kolumna Ditore  Tags: Dafina Zeqiri, Gymysh, Konfront, Lojërat Olimpike Dimërore, Oxygen, Përrallë me tupan  

?Në fund të një jave të lodhshme në punë, sonte është koha të argëtoheni. Nëse keni vendosur të qëndroni përballë televizionit dhe nuk keni vendosur se çka të shikoni, atëherë Telekomanda ju ofron mundësinë që të zgjedhni nga më të mirat.

Televizionet kombëtare kosovare do të kenë emisionet e tyre të zakonshme që emetohen të premten.

RTV21, do të shfaq episodet e reja të serialit turk “Gymysh”, dhe atij italian “Të magjepsurit”.

KTV, shfaq emisionin e ri të Përallës me Tupan me Valon Malokun. Më pas nga ora 22:00, në program është emisioni “Konfront”.

RTK, pas emisionit Evropa më Afër, që fillon në ora 20:15. Më pas në emisionin e ri të Oxygen që fillon nga ora 21:20, mysafire do të jetë Dafina Zeqiri. RTK, nga ora 03:00 pas mesnate transmeton hapjen solemne të Lojërave Olimpike Dimërore në Vankuver.

Film në TV

RTK, nga ora 00:25 shfaq filmin Misery. Filmi i realizuar në vitin 1990 nga regjisori Rob Reiner, tregon storien e një novelisti i cili shpëton nga një aksident trafiku falë një fansi të tij të madh. Në rolet kryesore luajnë James Caan, dhe Kathy Bates, e cila edhe ka fituar Oskar për aktoren më të mirë në rolin kryesor.

Në Film Hits, nga ora 21:00 shfaqet filmi 10.000 BC. Filmi i Roland Emmerich (regjisor edhe i 2012, dhe The Day After Tomorrow) tregon për një gjuetar të ri mamuthës në epokën parahistorike i cili duhet të siguroj ushqimin për fisin e tij. Mirëpo gjërat ndryshojnë kur një fis misterioz sulmojnë fisin e tij dhe kidnapojnë disa veta në mesin e të cilëve gjendet edhe e bukuar Evoletë. Në rolet kryesore luajnë Steven Strait dhe Camilla Belle.

Dokumentar në TV

Të gjithë ju që keni humbur episodin e parë të dokumentarit “Në studio me aktorët” , ku mysafire ka qenë Barbara Streisand, mund ta shihni përsëri sot në ora 17:00, në kanalin Exp Histori.

Më vonë në Exp Histori, nga ora 21:00 vjen edhe një emision dokumentar kushtuar botës së yjeve të televizionit dhe kinemas. Është episodi i dytë i “Fundjavë me VIP-at”, ku protagonist do të jetë Ian Rajt.

Premierë në Exp Natyra, sonte nga ora 20:00, shfaqet episodi i dytë i dokumentarit “Njeringrënësit”. Do të shfaqet historitë e rralla se si kafshët për ushqim përdorin njeriun. Historinë pse kafshët hajnë njerëzit do të mund ta shihni në këtë dokumentar.

Sport në TV

Sonte zhvillohet ndeshja e Serie A, Milan-Udinese. Kjo ndodh për shkak të ndeshjes së Milanit ndaj Mançesterit në Ligën e Kampionëve. Ndeshja fillon në ora 20:45, dhe transmetohet në SuperSport 1, NTV Spor, Al Jazeera Sport +1, Digi Sport RO, Sport 1 (Hu/Cz/Sk) dhe disa kanale tjera. KTV do të shfa ndeshjen në mesnatë (00:00).

Në terminin e zakonshëm të Bundesligës, të premteve në ora 20:30, ndeshen Mënshengladbah dhe Nyrnberg. Albert Bunjaku pritet të startoj që nga minuta e parë për skuadrën mysafire për të cilën ka shënuar 4 gola në dy ndeshjet e fundit. Ndeshja transmetohet në SuperSport 2, EuroSport 2, TRT3, dhe kanale tjera të mbyllura në satelit.

Sonte fillon edhe fundjavë e yjeve në NBA. Ndeshja e parë si zakonisht është ajo ndërmjet basketbollistëve debutues në NBA. Ndeshja fillon në ora 02:00 pas mesnate, dhe trasnmetohet në SuperSport 1, dhe NTV Spor.

VN:F [1.9.13_1145]
please wait...
Rating: 0.0/10 (0 votes cast)
VN:F [1.9.13_1145]
Rating: 0 (from 0 votes)
    Artikuj te ngjashem
  • Jehonë Ferati largohet nga Oxygen
  • Seriale turke në Klan TV
  • TV Kolumna Ditore – E premte, 16 dhjetor 2011
  • TV Kolumna Ditore – E premte, 09 shtator 2011
  • TV Kolumna Ditore – E premte, 26 gusht 2011
  • Shpërndaje:
  • Share
« Sot në TV – E enjte, 11 shkurt 2010
Sot në TV – E shtunë, 13 shkurt 2010 »
  • Related Articles From This Category
    TV Kolumna Ditore – E mërkurë, 08 shkurt 2012

    TV Kolumna Ditore – E mërkurë, 08 shkurt 2012

    Published On 08 Feb 2012  

    Të martën e fundit para rikthimit të Champions League vendosa të shikoj atë çfarë shikojnë ...

    TV Kolumna Ditore – E martë, 07 shkurt 2012

    TV Kolumna Ditore – E martë, 07 shkurt 2012

    Published On 07 Feb 2012  

    Duhet të pranoj që mbrëmë ishte episodi më i mirë i Kafeneja Jonë këtë vit. ...

    TV Kolumna Ditore – E hënë, 06 shkurt 2012

    TV Kolumna Ditore – E hënë, 06 shkurt 2012

    Published On 06 Feb 2012  

    Në RTK vazhdon Kafeneja Jonë, Milioneri dhe Subvencion. RTV21 shfaq film artistik, derisa në KTV ...

    TV Kolumna Ditore – E premte, 03 shkurt 2012

    TV Kolumna Ditore – E premte, 03 shkurt 2012

    Published On 03 Feb 2012  

    KTV transmeton tri ndeshje futbolli. Pos përsëritjes së filmit 16 Blocks për s’di të satën ...

    TV Kolumna Ditore – E mërkurë, 01 shkurt 2012

    TV Kolumna Ditore – E mërkurë, 01 shkurt 2012

    Published On 01 Feb 2012  

    Nuk kishte shumëçka interesante mbrëmë në televizion. 100 milionë me Eno Popin në vend të ...

  • Hot Topics
    • Kujtesa - Lista e kanaleve
      58 comments received
    • Në KTV nisi Lale Devri
      42 comments received
    • Gymysh - serial i ri në RTV21
      10 comments received
    • Copa America në RTK
      8 comments received
    • Të lumtë KTV
      7 comments received
  • Twitter
    Follow telekomanda On Twitter
    Check Out What I'm Doing Below:
  • Facebook
  • Faqe partnere
    • ACMilan-Shqip
    • Shqipmedia
  • Billboard No.1 – Adele – Set Fire To The Rain
  • Kategoritë
  • Advertisements
WoodPress Designed By Website Hosting
Thanks To Video Games | Game Music Soundtracks | Top and best web hosts
loading Cancel
Post was not sent - check your email addresses!
Email check failed, please try again
Sorry, your blog cannot share posts by email.