Të gjithë kosovarët mund të përcjellin ngjarjet e fundit nga Vankuveri drejtpërdrejt dhe në mënyrë legale edhe në internet. EBU-ja të gjithë vendeve anëtare të saja, përfshirë edhe Kosovën dhe Shqipërinë u mundëson transmetimet e drejtpërdrejta në gjashtë feed (kanale me material të papërpunuar) dhe një kanal informativ 24 orësh me lajme nga Vankuveri. Të gjitha këto mund ti gjeni në uebfaqen zyrtare www.eurovisionsports.tv/olympics. E vetmja gjë që ju duhet është një lidhje e mirë internet. Kjo është hera e dytë pas transmetimeve nga Lojërat Olimpike Verore më 2008, që EBU bë një transmetim të tillë.
LO Vankuver 2010 edhe në internet
Posted By Luan Morina On 14 Feb 2010. Under Java në TV, Satelitët, Televizioni Tags: Lojërat Olimpike Dimërore
