Këngëtarja Beyonce është futur në histori duke fituar gjashtë nga dhjetë kategori sa ishte nominuar në shpërblimet e 52-ta Grammy në ceremoninë që u mbajt mbrëmë në Los Angeles. Ajo fitoi në kategorinë e këngës më të mirë të vitit me këngën Single Ladies, vokalin më të mirë pop, vokalin më të mirë R&B, këngëtarja më e mirë R&B, kënga më e mirë R&B, dhe albumi më i mirë R&B.
“Dua të falënderoj familjen time, dhe gjithashtu edhe fansat e mi për përkrahjen që më kanë dhënë.”- deklaroi Beyonce gjatë marrjes së shpërblimit.
Afër suksesit të Beyonce ishte Taylor Swift. Ajo fitoi katër shpërblime, përfshirë shpërblimin për albumin më të mirë të vitit, për albumin e saj Fearless.
Nga tre Grammy fituan Black Eyed Peas dhe Kings of Leon, ndërsa nga dy Eminem, Bela Fleck, kompozitori Michael Giacchino, Lady Gaga, Maxwell, Jason Mra, dhe Michael Tilson Thomas.
Shpërblim të veçantë morri këngëtari i mirënjohur Neil Young.
Shpërblimet Grammy, të njohura më herët edhe si Shpërblimet Gramophone, jepen nga Akademia Kombëtare e Shkencës dhe Arteve të Incizuara të SHBA-ve për arritje të jashtëzakonshme në industrinë e muzikës.
Të gjithë fituesit e Shpërblimeve të 52-ta Grammy.
| Kategoritë e përgjithshme | |
| Incizimi i vitit | “Use Somebody” – Kings of Leon |
| Albumi i vitit | Fearless – Taylor Swift |
| Kënga e vitit | “Single Ladies” – Beyonce |
| Artisti më i mirë i ri | Zac Brown Band |
| Zhanri Pop | |
| Paraqitja më e mirë e femrave | “Halo” – Beyonce |
| Paraqitja më e mirë e meshkujve | “Make It Mine” – Jason Mraz |
| Paraqitja më e mirë nga dyshe apo grup | “I Gotta Feeling” – Black Eyed Peas |
| Paraqitja më e mirë në bashkëpunim vokalesh | “Lucky” – Jason Mraz dhe Colbie Caillat |
| Paraqitja më e mirë instrumentale | “Throw Down Your Heart” – Bela Fleck |
| Albumi më i mirë instrumental | Potato Hole – Booker T. Jones |
| Albumi më i mirë vokal | The E.N.D. – Black Eyed Peas |
| Zhanri Dance | |
| Incizimi më i mirë | “Poker Face” – Lady Gaga |
| Albumi më i mirë | The Fame – Lady Gaga |
| Zhanri Pop-Tradicional | |
| Albumi më i mirë | “Michael Buble Meets Madison Square Garden” – Michael Buble |
| Zhanri Rock | |
| Paraqitja më e mirë solo | “Working On A Dream” – Bruce Springsteen |
| Paraqitja më e mirë nga dyshe apo grup | “Use Somebody” – Kings of Leon |
| Paraqitja më e mirë Hard Rock | “War Machine” – AC/DC |
| Paraqitja më e mirë Metal | “A Day in the Life” – Jeff Beck |
| Kënga më e mirë Rock | Use Somebody” – Kings of Leon |
| Albumi më i mirë Rock | 21st Century Breakdown – Green Day |
| Zhanri Alternativë | |
| Albumi më i mirë | Wolfgang Amadeus Phoenix – Phoenix |
| Zhanri R&B | |
| Paraqitja më e mirë e femrave | “Single Ladies” – Beyonce |
| Paraqitja më e mirë e meshkujve | “Pretty Wings” – Maxwell |
| Paraqitja më e mirë nga dyshe apo grup | “Blame It” – Jamie Foxx dhe T-Pain |
| Paraqitja më e mirë tradicionale | “At Last” – Beyonce |
| Paraqitja më e mirë Urban/Alternativë | “Pearls” – India Arie dhe Dobet Gnahore |
| Kënga më e mirë | “Single Ladies” – Beyonce |
| Albumi më i mirë | BLACKsummers’night – Maxwell |
| Albumi më i mirë bashkëkohor | “I Am… Sasha Fierce” – Beyonce |
| Zhanri Rap | |
| Paraqitja më e mirë | “D.O.A. (Death Of Auto-Tune)” - Jay-Z |
| Paraqitja më e mirë nga dyshe apo grup | “Crack A Bottle” – Eminem, Dr.Dre dhe 50 Cent |
| Bashkëpunimi më i mirë | “Run This Town” – Jay-Z, Rihanna dhe Kanye West |
| Kënga më e mirë | “Run This Town” – Jay-Z, Rihanna dhe Kanye West |
| Albumi më i mirë | Relapse – Eminem |
| Zhanri Country | |
| Paraqitja më e mirë e femrave | “White Horse” – Taylor Swift |
| Paraqitja më e mirë e meshkujve | “Sweet Thing” – Keith Urban |
| Paraqitja më e mirë nga dyshe apo grup | “I Run to You” – Lady Antebellum |
| Paraqitja më e mirë në bashkëpunim vokalesh | “I Told You So” – Carrie Underwood dhe Randy Travis |
| Paraqitja më e mirë instrumentale | “Producer’s Medley” – Steve Wariner |
| Kënga më e mirë | “White Horse” – Taylor Swift |
| Albumi më i mirë | Fearless – Taylor Swift |
| Zhanri New Age | |
| Albumi më i mirë | Prayer For Compassion – David Darling |
| Zhanri Jazz | |
| Albumi më i mirë bashkëkohor | 75 – Joe Zawinul and The Zawinul Syndicate |
| Albumi më i mirë vokal | Dedicated To You: Kurt Elling Sings The Music Of Coltrane And Hartman – Kurt Elling |
| Paraqitja më e mirë instrumentale solo | “Dancin’ 4 Chicken” – Terence Blanchard soloist |
| Albumi më i mirë instrumental | Five Peace Band—Live – Chick Corea dhe John McLaughlin Five Peace Band |
| Albumi më i mirë ansambël | Book One – New Orleans Jazz Orchestra |
| Albumi më i mirë latin | Juntos Para Siempre – Babo Valdes dhe Chucho Valdes |
