Në KTV, nga ora 20:00, mund të shihni emsionin Rubikon. Sonte fillon cikli “Rishikimi i Historisë”, me mysafirin e parë, Rexhep Selimin. Më pas nga ora 21:00, në program është seriali “Gjaku i nxehtë”, dhe nga ora 22:00 serialin SpitaliKS.
Nga ora 20:20, në RTK, mund të shihni edicionin e ri të Jetës në Kosovës. Këtë të enjte do të transmeton një seri reportazhesh hulumtuese lidhur me infrastrukturën rrugore, ligjore, shëndetësore dhe fusha të tjera.
Top Channel, pas Fiks Fare, nga ora 21:00, shfaq emisionin Top Story, me Sokol Ballën. Në të njëjtën kohë në Klan TV, transmetohet emisioni Opinion me Blendi Fevziun. Më herët nga ora 20:10, mund të shihni episodin të ri të Kutisë së fundit.
Film TV
Në Film Autor, nga ora 19:00, mund të shihni një kryevepër artistike nga Britania e Madhe. Filmi Four Weddings and a Funeral (Katër martesa dhe një funeral), është një film që tregon për jetën e disa miqëve anglez, të cilët sipas titullit të filmit do të përjetojnë katër martesa dhe një funeral të tyrin. Storia shihet nga perspektiva e Çarlsit (Hugh Grant) i cili së bashku me miqtë e tij ndjek lumturinë e jetës. Në rolet tjera luajnë edhe John Hannah, Kristin Scott Thomas, Andie MacDowell, Rowan Atkinson etj. Filmi ka qenë i nominuar për Oskar, ndërsa ka fituar edhe 23 çmime tjera ndërkombëtare. Filmi është bashkëpunimi i parë i dyshës së njohur Richard Curtis (skenar) dhe Hugh Grant (aktor).
Në Film Hits nga ora 21:00, premierë mund të shihni filmin për shtatë herë kryeministrin italian, Giulio Andreottin.
Tring Super, nga ora 23:00, shfaq filmin Vantage Point, ndërsa Tring Comedy nga ora 23:45, shfaq filmin Click me Adam Sandler në rolin kryesor.
Sport në TV
EuroSport sot transmeton çerekfinalet e Mastersit në snuker, nga ora 14:30 dhe 21:45. Në ndërkohë transmetohen dy ndeshjet vijuese nga Kupa e Afrikës në futboll. Nga ora 16:45, takohen Mali dhe Algjeria, ndërsa nga ora 19:15, Angola dhe Malavi.
EuroTV
Sonte në The Tonight Show with Conan O’Brien, mysafirë është Ricky Gervais, dhe Bryce Dallas Howard, ndërsa do të këndoj Whitney Cummings.
Jay Leno, pret Dwayne Johnson, të njohur edhe si The Rock, dhe Kourtney Kardashianin.
The Tonight Show with Conan O’Brien fillon në ora 22:00 në E2, ndërsa The Jay Lenon Show, nis nga ora 23:00 në CNBC-e.
