Senatori McCallister nuk do të jetë në sezonin e pestë të serialit “Brothers & Sisters (Vëllëzër dhe motra)”. Rob Lowe, aktori që luan McCallisterin në serial ka konfirmuar largimin e tij pas përfundimit të këtij sezoni. Arsye për largim është roli i tij i cili rrallë paraqitet në serial. Akoma nuk dihet mënyra e largimit të tij nga seriali, por një divorc me Kitty është alternativa më e mirë, pas problemeve të shumta që përjeton çifti. Flitet se ai do të fillojë një dramë të re ku do të ketë rol kryesor. Drama do të vazhdoj të transmetohet në ABC, sikurse Brothers & Sisters.
Rob Lowe largohet nga “B&S”
Posted By Luan Morina On 22 Jan 2010. Under US TV
