Ashtu siç ishte paralajmëruar mbrëmë nis edicioni i tretë i Big Brother Albania. Suprizat nuk munguan as në fillim. Enterieri i shtëpisë është i para viteve të ’90-ta, një gjë që do ta bëjë jetën mjaft interesante në shtëpi. Dy nga banorët janë nënë e bijë, Valentina dhe Domenika, ndërsa qysh ne çastet e para u përjashtua kandidatja e parë, Bertina, por e cila u kthye më vonë përsëri në shtëpi. Një spektakël nën udhëheqjen e Arbana Osmanit, me ndihmën e Eno Popit, paralajmëron fillimin e një aventure të re televizive të Big Brother.
Gjatë muajve në vijim Big Brother do të transmetohet në dy kanalet Big Brother 1 dhe Big Brother 2, që gjenden në platformën satelitore Digitalb, dhe operatorin kabllor Ipko.
Të reja e fundit mund ti ndiqni edhe në Telekomanda.













