Seriali ka patur sukses të madh në Turqi, kur ishte emituar në Kanal D. Por sukses edhe më të madh ka patur në vendet arabe, ku vetëm episodin e fundit në kanalin MBC4, e kanë shikuar afro 85 milionë veta (shifër jozyrtare). Seriali është shfaqur edhe në kanalin Alsat Maqedoni.
Seriali do të shtjelloj si serialet tjerë turk do të shtjellojë tema nga jeta e përditshme. Mehmeti, një i ri, nga një familje e pasur, humb të dashurën. Vuajtet e tij mundohet ti ndal familja, duke afruar një vajzë të re në jetën e tij, Gymyshin. Vajza nuk do të ketë të lehtë të gjejë lumturinë e ëndërruar.
Është ky seriali i parë i manekinit Këvanç Tatlitu, i cili më pas ka arritur suksese edhe me seriale si Menekse ve Halil, dhe Ask-i Memnu. Për Songyl Oden, ky është seriali më i famshëm në karrierë, edhe pse ka luajtur edhe në disa seriale më të shkurtëra dhe filma jo shumë të njohur.
Në serial luajnë edhe aktorë tjerë mjaft të njohur si Ekrem Bora dhe Gyngër Bajrak.
Seriali ka 100 epizode, dhe premierë është transmetuar në kanalin turk Kanal D, gjatë viteve 2005-2009. Regjisor i serialit është Kemal Uzun, për të cilin ky ka qenë suksesi më i madh në karrierë, edhe pse ishte vetëm projekti i tij i dytë që udhëheqte, pas mini-serialit “Çekirdek aile”.
Video 2
