?Në orët e hershme të mëngjesit u ndan çmimet e 67 të Globit të Artë. Meryl Streep fitoi globin e saj të shtatë, që njëherit është një rekord. Ajo fitoi për aktoren më të mirë të filmave komedi. Globin e tretë me radhë e fitoi edhe seriali Mad Men, që u shpall seriali më i mirë dramë. Filmi Avatar fitoi dy çmime. Ai u shpërblye me çmimin filmi më i mirë në kategorinë dramë, si dhe regjia më e mirë për James Cameron. Aktori kryesor i serialit Dexter, Michael C.Hall, mori shpërblimin për aktorin më të mirë për serialet dramatike, për rolin e tij në Dexter. Hall para disa ditëve njoftoi se është duke luftuar me kancerin. Edhe aktori tjetër nga Dexer, John Lithgow, u shpërblye me çmimin më aktorin më të mirë në rol dytësor për serialet e zhanrit dramë.
Prezantuesi i shout, Ricky Gervais ishte fantastik, ndërsa vlen të përmend fjalia e tij në fillim, “Le të fillojmë këtë shou para se NBC të më zëvëndësoj me Jay Lenon!”, duke iu referuar “luftës”, në terminin e vonshëm të NBC mes Jay Leno dhe Conan O’Brien.
Lista e të gjithë fituesve
TELEVIZION
Drama më e mirë:
Mad Men
Komedia/Mjuzikëlli më i mirë:
Glee
Aktori më i mirë-Dramë:
Michael C. Hall, Dexter
Aktorja më e mirë-Dramë:
Julianna Margulies, The Good Wife
Aktori më i mirë-Komedi/Mjuzikëll:
Alec Baldwin, 30 Rock
Aktorja më e mirë- Komedi/Mjuzikëll:
Toni Collette, United States of Tara
Aktori më i mirë- Film për TV/Miniserial:
Kevin Bacon, Taking Chance
Aktorja më e mirë-Film për TV/Miniserial:
Drew Barrymore, Grey Gardens
Aktori më i mirë në rol dytësor:
John Lithgow, Dexter
Aktorja më e mirë në rol dytësor:
Chloe Sevigny, Big Love
FILM
Drama më e mirë:
Avatar
Komedia/Mjuzikëlli:
The Hangover
Regjisori më i mirë:
James Cameron, Avatar
Aktori më i mirë në rol kryesor-Dramë:
Jeff Bridges, Crazy Heart
Aktorja më e mirë në rol kryesor-Dramë:
Sandra Bullock, The Blind Side
Aktori më i mirë në rol kryesor-Komedi/Mjuzikëll:
Robert Downey Jr., Sherlock Holmes
Aktorja më e mirë në rol kryesor-Komedi/Mjuzikëll:
Meryl Streep, Julie & Julia
Aktori më i mirë në rol dytësor:
Christoph Waltz, Inglourious Basterds
Aktorja më e mirë në rol dytësor:
Mo’Nique, Precious
Skenari më i mirë:
Jason Reitman and Sheldon Turner, Up in the Air
Muzika më e mirë:
Michael Giacchino, Up
Kënga më e mirë:
“The Weary Kind (Theme from Crazy Heart),” Crazy Heart
Filmi më i mirë i animuar:
Up
Filmi më i mirë i huaj:
The White Ribbon, Germany
