Komedi-drama që vitin e kaluar ishte ndër serialet që debutoi më së miri, ka siguruar edhe sezonën e dytë në kanalin Fox. Glee debutoi me 10.75 milionë shikues, përderisa episodi i fundit i vjeshtës pati mbi 8 milionë shikues duke e renditur ndër serialet më të shikuara në SHBA. Seriali është i nominuar për Globin e artë, ndërsa tashmë ka fituar People’s Choice Award për komedinë më të mirë debutuese të vitit.
Glee është një komedi-dramë muzkiore që fokusohet në një kor shkolle apo ndryshe “glee club”, i quajtur New Directions. Seriali ka filluar të shfaqe me 9 shtator 2009 në kanalin amerikan Fox.
Traileri i Glee

