You are here: Home // Java në TV, Sot në TV // Fundjava Sportive I (30-31 janar 2010)

Fundjava Sportive I (30-31 janar 2010)

Duke filluar nga kjo fundjavë, Telekomanda do të sjell rubrikën e saj të rregull, Fundjava Sportive. Këtu do të gjeni të gjitha ndeshjet dhe evenimentet sportive më të rëndësishme që mund ti shihni në televizion gjatë fundjavës.

Në EuroSport të shtunën nga ora 09:30 mund të shihni finalet e Australian Open në mes të Serena Williams dhe Justine Henin, ndërsa të dielën në të njëjtën kohë fillon finalja e meshkujve ku ndeshen, Roger Federer dhe Andy Murray.

Të shtunën në ora 17:00, transmetohet ndeshja për pozitën e tretë nga Kupa e Afrikës, Nigeria – Algjeria, ndërsa të dielën finalja Egjipti-Gana. Të shtunën dhe të dielën nga ora 14:00, transmetohen garat në fluturime me sk nga Oberstdorfi. Nuk do të mungojnë as garat në skiim alpik nga Kranjska Gora dhe St. Moric.

Mos të harrojmë edhe Welsh Open në snuker që po transmetohet në Eurosport. Në fundjavë janë ndeshjet gjysmëfinale dhe finale.

Ndërsa në EuroSport 2, gjatë fundjavës mund të shihni kampionatin botëror për junior në skijim nordik, biatlon dhe kërcime me ski.

Këtë fundjavë zhvillohen ndeshjet përfundimtare të kampionatit evropian në hendboll. Të shtunën zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale, nga ora 14:00, Islanda-Franca, dhe nga ora 16:30, Kroacia – Polonia. Ndeshjet transmetohen në kanalet DSF, TW1, HRT 2, CT4Sport, etj.

Ndeshja për pozitën e tretë (15:00) si dhe finalja (17:30) zhvillohen të dielën, dhe transmetohen në të njëjtat kanale.

ESPN America të shtunën transmeton ndeshje nga liga e hokejit mbi akull, NHL. Ottawa-Montreal (20:00), Toronto-Vancouver (01:00) dhe Calgary-Edmonton (04:00) janë tri ndeshje nga eventi Hockey Day in Canada. Ndërsa natën e diel – e hënë nga ora 01:30, trasnmetohet drejtpërdrejt ndeshja e yjeve të futbollit amerikan, Pro Bowl, ku do të takohen yjet e ligës AFC me atë NFC.

Prej ndeshjeve futbollistike veçojmë ndeshjet

Deportivo-Real Madrid, Arsenal – Mançester Junajted, dhe Juventus-Lacio.

Futboll – TV Kombëtare
E shtunë
16:00 Liverpool – Bolton RTK
20:00 Gijon – Barcelona Kohavision
22:00 Deportivo – Real Madrid Kohavision
E diel
14:30 Manchester City – Portsmouth RTK
15:00 Milan – Livorno Kohavision
17:00 Arsenal – Manchester Utd. RTK
20:45 Juventus – Lazio Kohavision
Futboll – Digitalb/Tring
E shtunë
13:00 Teuta – Tirana SS 1
14:00 Dinamo Tiranë – Skënderbeu Tring Sport
15:30 Bayern – Mainz SS 1
18:00 Espanyol – Bilbao SS 3
18:00 Bari – Palermo SS 2
18:00 PAOK – Atromitos Tring Sport
18:20 Leicester – Newcastle SS 5
18:30 Burnley – Chelsea SS 1
18:30 Schalke – Hoffenheim SS 4
20:00 Gijon – Barcelona SS 2
20:15 Benfica – Guimares SS 3
20:45 Napoli – Genoa SS 1
21:00 Montpellier – Marseille SS 4
22:00 La Coruna – Real Madrid SS 2
E diel
14:30 Manchester City – Portsmouth SS 4
15:00 Milan – Livorno SS 2
15:00 Parma – Inter SS 1
15:30 Stuttgart – Dormund SS 5
15:45 Panionios – Olympiacos Tring Sport
17:30 Leverkusen – Freiburg SS 5
18:00 Panathinaikos – AEK Tring Sport
19:00 Atletico – Malaga SS 3
20:45 Juventus – Lazio SS 1
21:00 Sevilla – Valencia SS 2
21:00 Lyon – PSG SS 3
Digg This
Reddit This
Stumble Now!
Buzz This
Vote on DZone
Share on Facebook
Bookmark this on Delicious
Kick It on DotNetKicks.com
Shout it
Share on LinkedIn
Bookmark this on Technorati
Post on Twitter
Google Buzz (aka. Google Reader)

Tags: , ,

Leave a Reply

Please leave these two fields as-is:

Protected by Invisible Defender. Showed 403 to 90 bad guys.


Fatal error: Call to undefined function wp_list_addon() in /home/gollat/public_html/telekomanda.com/wp-content/themes/channel/sidebar.php on line 71