Që nga kjo javë Telekomanda do të ju ofroj këshilla për filmat më të mirë që mund ti shihni gjatë javës në kanalet satelitore të cilat transmetohen të lira në satelit, pra pa pagesë.
Këtë javë fillojmë me dy kanalet turke TNT dhe CNBC-e, të cilat transmetojnë filmat mjaft interesant në gjuhën origjinale, pra nuk janë të dubluara.
TNT çdo natë nga ora 20:15, ndërsa CNBC-e, nga ora 21:00, sipas orës tonë transmetojnë filma të ndryshëm nga mbarë bota.
Të martën në CNBC-e shfaqet fillmi “Pacienti anglez”, me Ralph Fiennes dhe Juliette Binoche në rolet kryesore. Storia ndodh në fund të Luftës së Dytë Botërore, kur një infermiere përkujdeset për një të plagosur e shkuara e të cilit shfaqet në kujtesa të shkurtëra, të cilat përfshijnë edhe një aferë dashurie. Filmi ka fituar 9 Oskar dhe 41 çmime tjera ndërkombëtare.
Të premten shfaqet filmi dedikuar jetës së princeshës Dajana, nga regjisori Richard Dale. Në rolin e princeshës luan Genevieve O’Relly. Ndërsa të dielën është filmi mjaft i njohur Lufa e Yjeve: Episodi 2 – Sulmi i Kloneve. Vazhdimi i pestë i filmave Star Wars sjell në ekran një kast aktorësh si Ewan McGregor, Natalie Portman, Hayden Christensen e deri te Samuel L.Jackson. Filmi i regjisorit George Lucas ka qenë i nominuar edhe për Oskar.
Në TNT, të mërkurën shfaqet fimi Babel me Brad Pitt dhe Cate Blanchett në rolin e një çifti bashkëshortor të cilët gjatë pushimeve në Maroko hasin në një tragjedi e cila përfshin storie të lidhura me katër familje Filmi ka fituar një Oskar, dhe 27 çmime tjera kinematografike.
Të premten, shfaqet filmi Wild Wild West, me Will Smith dhe Kevin Kline në rolin e shpëtimtarëve të presidentit Grant nga një makinë vrasëse e shekullit XIX.
Të dielën mund të shihni filmin e regjisorit John Madden, të nominuar për dy Oskar, Mrs. Brown. Filmi tregon për miqësinë e mbretëreshës Viktoria (Judi Dench) dhe dhe një malësori skocez John Brown (Billy Connolly), një miqësi që do të transformoj një mbretëri të tërë.
Kanalet mund ti gjeni në këto parametra
Sateliti Turksat 3A (42® Lindje)
CNBC-e – Frekuenca: 11.054; Polarizimi:Horizontal; SR:30000; FEC:5/6
TNT – Frekuenca: 11.804; Polarizimi:Vertilal; SR:24444; FEC:5/6
Nga java e ardhshme edhe kanali tjetër MBC2.
| TNT (20:15) | CNBC-e (21:00) | |
| E hënë | Mrs. Brown | Willow |
| E martë | Things To Do In Denver When You’re Dead | The English Patient |
| E mërkurë | Babel | Spring, Summer, Autumn, Winter… And Spring |
| E enjte | Lethal Weapon 3 | Nightwatch |
| E premte | Wild Wild West | Diana: Last Days of a Princess |
| E shtunë | Hope Floats | - |
| E diel | Mrs. Brown | Star Wars: Episode II – Attack of the Clones |
