Vazhdimi i filmit legjendar të vitit 1987, Wall Street, ka debutuar këtë javë në kinematë amerikane duke u renditur si filmi më i shikuar. Wall Street: Money Never Sleeps që nga kasti i vjetër ka regjisorin Oliver Stone dhe aktorin Michael Douglas ka fituar 19 milionë dollarë. Filmi në kast përfshin edhe disa aktorë të rinj si Carey Mulligan dhe Shia LeBeouf, i cili që nga viti 2007, me të gjithë filmat që ka aktruar ka arritur në pozitën e parë në listën e filmave më të shikuar në kinematë amerikane, përfshirë edhe filmin më pak të suksesshëm, Disturbia. The Town dhe Easy A, kanë rrëshqitur për dy pozita dhe tani renditen në pozitat 3 dhe 4, ndërsa në pozitën 2 këtë javë renditet filmi i animuar Legend Of The Guardians: The Owls Of Ga’Hoole.
‘Wall Street: Money Never Sleeps’ – Traileri
Dhjetë filmat më të shikuar në kinematë amerikane gjatë fundjavës së kaluar:
1. (-) Wall Street: Money Never Sleeps – $19,000,000
2. (-) Legend Of The Guardians: The Owls Of Ga’Hoole – $16,335,000
3. (1) The Town – $16,030,000
4. (2) Easy A – $10,700,000
5. (-) You Again – $8,300,000
6. (3) Devil – $6,479,000
7. (4) Resident Evil: Afterlife – $4,900,000
8. (5) Alpha And Omega – $4,700,000
9. (6) Takers – $1,650,000
10. (8) Inception – $1,245,000
* në kllapa është pozita që kanë pasur filmat një javë më parë, me (-) janë filmat debutantë.
